E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke i publikuar dy grafika, Koeljo shkruan se duke u shëtitur nëpër Rrugën e artë me bashkëshorten e tij në janar para 34 viteve, ka takuar një piktor të vetmuar i cili edhe pse ishte dimër punonte në rrugë. Ka blerë diçka prej tij, ndërsa artisti i ka ofruar ta pikturojë falas, me ç'rast nga shkrimtari ka fituar dy dhurata.
Paulo Koeljo në kërkim të njeriut të cilin e ka takuar në Pragë në vitin 1982 (foto)
Shkrimtari i njohur brazilian Paulo Koeljo në blogun e tij publikoi se është duke e kërkuar piktorin, të cilin e ka takuar në Pragë në vitin 1982, njofton korrespondenti i MIA-s.

Duke i publikuar dy grafika, Koeljo shkruan se duke u shëtitur nëpër Rrugën e artë me bashkëshorten e tij në janar para 34 viteve, ka takuar një piktor të vetmuar i cili edhe pse ishte dimër punonte në rrugë. Ka blerë diçka prej tij, ndërsa artisti i ka ofruar ta pikturojë falas, me ç'rast nga shkrimtari ka fituar dy dhurata.

"Me siguri tani punon diçka tjetër, atëherë ishte 25-vjeç kur e takova atë. Do ta kisha mysafir nderi. Do ta njoh, pasi që ai do të duhet të tregojë se çfarë i kam dhuruar atëherë", shkruan Koeljo.

Publikuar: 11.03.2016 | 11:18
Lexuar: 759 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime