E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Masa vlen për studentët më të mirë të tre universiteteve më të mira në Maqedoni "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup, Universiteti i Evropës Juglindore - Tetovë dhe Universiteti "Goce Dellçev" - Shtip.
Ademi: Studentët më të mirë të cilët do të udhëtojnë t'i dorëzojnë dokumentet në MASH
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi deklaroi se ka filluar masa e re për stimulim "Udhëtim për studentët më të mirë" dhe ju bëri thirrje studentëve të cilët i plotësojnë kushtet e thirrjes publike të MASH t'i dorëzojë dokumentet e nevojshme.

Masa vlen për studentët më të mirë të tre universiteteve më të mira në Maqedoni "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup, Universiteti i Evropës Juglindore - Tetovë dhe Universiteti "Goce Dellçev" - Shtip.

"Nga të dhënat të cilat i marrim prej këtyre universiteteve, bëhet fjalë për gjithsej 201 studentë, prej të cilëve 144 nga UCM, 32 nga Universiteti i EJL dhe 25 nga Universiteti i Shtipit. Kriteri është studentët të kenë mesatare prej së paku 9.5. Rreth 65 mijë euro janë siguruar për këtë projekt. Destinacionet janë Venecie, Paris dhe Barcelonë, ndërsa periudha e realizimit është nga muaji maj deri në nëntor. Nëse paraqiten për udhëtim, atë duhet ta realizojnë. Në të kundërt, duhet t'i kthejnë paratë të cilat janë shpenzuar për udhëtim. Ju bëj thirrje të gjithë studentëve të cilët janë në listat e këtyre universiteteve t'i dorëzojnë dokumentet e nevojshme të thirrjes publike deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës", tha Ademi gjatë vizitës në shtëpinë e studentëve "Goce Dellçev

Publikuar: 11.03.2016 | 15:54
Lexuar: 737 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime