E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për vitin e shkuar, shumë krerë lokalë deklarojnë një jetesë modeste të bazuar mbi pagat e tyre dhe të bashkëshorteve.
Artan Shkėmbi, kryebashkiaku mė i pasur








Deklaratat e pasurisë së pesë krerëve të qyteteve të mëdha të vendit

Një pjesë e madhe e kryetarëve të bashkive në vend deklarojnë se jetojnë vetëm në bazë të pagës së tyre vjetore për punën që bëjnë brenda institucioneve. Në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për vitin e shkuar, shumë krerë lokalë deklarojnë një jetesë modeste të bazuar mbi pagat e tyre dhe të bashkëshorteve.

Kështu, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, në deklaratën e tij të pasurisë deklaron si përfitime nga viti 2009 vetëm pagën e tij vjetore prej 1608000 lekësh, plus të ardhurat që ka marrë nga pjesëmarrjet në KRRT dhe Këshillin e Qarkut. Po kështu, drejtuesi lokal i zgjedhur nga Partia Socialiste deklaron një pagë prej 600000 lekësh që përfiton në muaj bashkëshortja e tij.

Kryebashkiaku socialist i Fierit, Baftjar Zeqaj, deklaron si të ardhura vetëm pagën e tij, të bashkëshortes dhe pensionin e së ëmës. Kryetari i Bashkisë së Fierit, i cili qëndron në këtë pozicion për disa mandate rresht, deklaron një pagë prej 1635760 lekësh, si pasojë e funksionit që mban. Por nga ana tjetër, kryebashkiaku i Fierit deklaron se ai ka ende të pashlyer në bankë një kredi prej 1308730 lekësh, të cilën e ka përdorur për blerjen e një apartamenti banimi në qytetin e Fierit.

Modest në të ardhurat e tij vjetore shfaqet edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Artan Haxhi, që i përket Partisë Demokratike. Në deklaratën e tij të pasurisë, dorëzuar në ILDKP, Haxhi thekson se përfiton në vit vetëm pagën e tij prej 1240800 lekësh si kryebashkiak i qytetit verior, duke shtuar edhe të ardhurat nga pjesëmarrjet në Këshillin dhe Qarkun e Shkodrës. Më e ndryshme shfaqet situata financiare për kryetarin e Bashkisë së Korçës, Niko Peleshin, i cili në deklaratën e tij të pasurisë, përveç pagës deklaron edhe 41586 USD të ardhura si pasojë e aksioneve në ish-Bankën Amerikane të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, e mirë shfaqet situata financiare edhe për bashkëshorten e Peleshit, për të cilën kryebashkiaku i Korçës deklaron se përveç pagës së lartë mujore, ka deklaruar edhe një tërheqje prej 675000 lekësh nga një firmë private, në të cilën disponon 50% të aksioneve. Po kështu, të ardhura të kënaqshme përgjatë vitit 2009 deklaron edhe kryebashkiaku i Pogradecit, Artan Shkëmbi. Në deklarimin vjetor të pasurisë, Shkëmbi deklaron se përveç pagës mujore nga funksioni i tij, ai përfiton në vit edhe 3600000 lekë të ardhura nga qiraja e një shkolle, të cilën e ka në pronësinë e tij.

Po kështu, kryetari i Bashkisë së Pogradecit deklaron se ai përfiton në vit edhe 840000 lekë nga një fondacion dhe po kështu 600000 lekë nga një apartament i dhënë me qira në kryeqytet. Por në deklaratën e pasurisë së tij të bën përshtypje shifra e lartë e kredive të pashlyera të cilat janë 3014751 lekë, për blerjen e një apartamenti banimi; 21417870 lekë për ndërtim objekti dhe 446140 lekë për shkollën “Rilindja”. (shqip)

Publikuar: 08.07.2010 | 15:44
Lexuar: 486 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
DRITA (18/07/2010 01:16:52) Popullit nuk i intereson pasuria e vendorėve, i intereson puna e tyre nė shėrbim tė komunitetit. Bashkiaku Shkėmbi mbi tė gjitha ka mėndje tė mprehtė dhe tė gjitha punėt i bėn me mprehtėsi.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime