E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas njoftimit zyrtar, ky aktivitet i pari i këtij lloji realizohet falë edhe bashkëpunimit të rëndësishëm që kanë dhënë Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unioni i Odave Ekonomike të Maqedonisë.
Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë organizon eventin e biznesit
Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë do të organizojë për herë të parë një tryezë ekonomike të nivelit të lartë me përfaqësues të biznesit të Maqedonisë dhe qeverisë shqiptare nga 14-16 mars.

Sipas njoftimit zyrtar, ky aktivitet i pari i këtij lloji realizohet falë edhe bashkëpunimit të rëndësishëm që kanë dhënë Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unioni i Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Parashikohet që drejtuesit e dy Odave, si dhe një përfaqësi e 35 bizneseve më të rëndësishme në Maqedoni sot të priten në takime për të promovuar potencialet e mëdha ekonomike mes Republikës së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë nga kryeministri shqiptar Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, Ministrja e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, si edhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ai i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, si dhe zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës Bahri Shaqiri.

Pjesë e këtyre takimeve tepër të rëndësishme është edhe ai me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Qëllimi i tyre është ngritja në një nivel më të lartë e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dy vende fqinje që synojnë të integrohen në një treg të madh dhe tejet konkurrues siç është ai i Bashkimit Evropian.

Sipas Drejtuesit të Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri dhe Kosovë, Fatos Mustafa Shqipëria dhe Maqedonia nuk duhet të sillen mes tyre si konkurrente sepse nuk janë të tilla.

"Ato janë plotësuese. Ky është një element kyç që i shërben ekonomisë së rajonit dhe frymës së bashkëpunimit. Ne duhet të intensifikojmë bashkëpunimin në shkëmbimet tregtare, në industri, por edhe turizëm e më gjerë. Vetëm kështu mund të kontribuojmë, si dhe të krijojmë mundësi që bizneset e dy vendeve të zgjerojnë aktivitetet e tyre dhe të bëhen më konkurrente në tregje më të mëdha. Maqedonia mund të shërbejë për Shqipërinë si një model i mirë në lehtësimin e kushteve të të bërit biznes, në funksionimin e Zonave të Lira Ekonomike dhe Industriale e Teknologjike", thekson Mustafa duke shtuar se biznesi nga Maqedonia, përmes Portit të Durrësit mund të bëhet akoma më
konkurrues drejt tregjeve rajonale.

Ai gjithashtu përmend se nuk është rastësi që Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unionin e Odave Ekonomike të Maqedonisë organizon këtë event unik. Sipas tij vetë përfaqësimi i lartë i shtetit shqiptar tregon se të dy qeveritë po angazhohen intensivisht në rritjen e marrëdhënieve ekonomike.

Në ditën e dytë të këtij eventi, më 16 mars në bashkëpunim edhe me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (nën kujdesin e projektit EEN) do të
organizohet edicioni i tretë "Forumi i biznesit dhe investimeve Shqipëri-Maqedoni".

Delegacioni nga Maqedonia përbëhet nga anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, të cilat përfaqësojnë fushat më me potencial, si tregtia, infrastruktura, bujqësia, energjia, turizmi, manifaktura, agjenci imobiliare, etj.

Në panelin e diskutimeve do të mbajnë fjalën përshëndetëse të radhës. Kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë Ines Muçostepa, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë, Stojan Karajanov, Ministrja e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Fatos Reka, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha, nënkryetari i Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, Sead Koçan dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka.

Përfaqësuesit e bizneseve të dy vendeve do të zhvillojnë edhe takime B2B me qëllimin krijimin e kontakteve si dhe shkëmbimin e përvojave, që nxisin rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve.

"Misioni Ekonomik" do të vazhdojë në Durrës, ku do të pritet nga kryebashkiaku Vangjush Dako, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, Gazmend Shalsi, presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Andrea Xhavara si presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi.

Qëllimi i këtyre takimeve është shtrirja e bashkëpunimit në nivel më të gjerë, si dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim konkret mes bizneseve të dy vendeve

Publikuar: 15.03.2016 | 13:37
Lexuar: 572 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime