E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

‘Kjo broshurë e botuar vite më parë është edhe një dëshmi e gjallë për të rrëzuar tezat e historiografisë sllavo-maqedonase të cilët me ngulm… duke filluar këtu do të përmend enciklopedinë ‘Mianova’ e redaktuar nga Jovan Pavllovski, pra në vitin 2006 në katër vëllime, në mes tjerash në zërin kushtuar Nënë Terezës tentojnë ta përvetësojnë...
Ribotohet revista “Blagovijest”, dėshmi pėr shqiptarėsinė e Nėnė Terezės









Këto faqe të moçme të revistës “Blagovijest” të vitit 1932, bëhen dëshmia e radhës se Nënë Tereza është shqiptare. Ndryshe nga çfarë deklarojnë shpeshherë historian të ndryshëm, këto fragmente që i dedikohen katolikëve të Mbretërisë Jugosllave të asaj epoke, janë gjetur në Bibliotekën e Shkupit, dhe shërbejnë si një artefakt i pakundërshtueshëm për përkatësinë e Nënë Terezës. Ato u prezantuan sot nga Lëvizja Qytetare ‘Zgjohu’ dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë.

‘Kjo broshurë e botuar vite më parë është edhe një dëshmi e gjallë për të rrëzuar tezat e historiografisë sllavo-maqedonase të cilët me ngulm… duke filluar këtu do të përmend enciklopedinë ‘Mianova’ e redaktuar nga Jovan Pavllovski, pra në vitin 2006 në katër vëllime, në mes tjerash në zërin kushtuar Nënë Terezës tentojnë ta përvetësojnë...

Edhe një herë po e them se kjo është një dëshmi e gjallë që Nënë Tereza është bijë shqiptare’, deklaroi Nebi Dervishi – kryetar i Shoqatës së historianëve shqiptarë në Maqedoni.
Ndërkohë, kryetari i ZGJOHU-t Artan Grubi i bëri thirrje Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit të mbajë premtimin përsa i përket mbështetjes financiare të projektit ‘Një shekull dashuri’.

“Projekti duhet të realizohet brenda muajit të ardhshëm, sepse përvjetori i Nënës Terezë është me 26 gusht të këtij viti dhe ne akoma nuk kemi filluar përgatitjet për mungesë të mjeteve financiare, andaj pa këtë mbështetje financiare projekti nuk do të realizohet dot’, shtoi Grubi.

Në 23 janar, manifestimet për Nënë Terezën u hapën me një ekspozitë në Sulihan. Në të, vetë zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi pati premtuar mbështetjen e aktiviteteve të tilla, por që nga ajo kohë nuk është derdhur asnjë fond për aktivitete të tjera.

Valmir Kuçi

Publikuar: 08.07.2010 | 20:05
Lexuar: 582 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime