E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë tërë kohës sa zgjati manifestimi, vizitorët patën rastin të dëgjojnë performanca të DJ-ve të ndryshëm të angazhuar enkas për këtë manifestim.
Gostivari shënoi ardhjen e stinës së Pranverës me manifestimin tradicional “Dita  Vardarit”




Shetitorja rreth lumit Vardar në Gostivar, të dielën ishte vendi më i frekuentuar brenda qytetit.

Në organizim të Këshillit Rinor dhe me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit, në parkun e madh të qytetit u mbajt manifestimi tanimë tradicional “Dita e Vardarit”, me rastin e Ditës së Pranverës.

Me këtë rast, u organizuan lojëra të ndryshme argëtuese për të rinjtë, siç janë volejbolli, ping pongu, frisbee dhe lojëra të tjera.

Kryetari i Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit, Artan Fejzuli theksoi se: “Aktivitetet e ndërmarra për të shënuat fillimin e stinës së Pranverës në qytetin e Gostivarit, synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe rinisë në veçanti për kujdes të shtuar mbi natyrën dhe pasurinë publike”

Gjatë tërë kohës sa zgjati manifestimi, vizitorët patën rastin të dëgjojnë performanca të DJ-ve të ndryshëm të angazhuar enkas për këtë manifestim.

Koordinatori i Këshillit Rinor, Sefer Selimi, bëri me dije se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë për çdo vit me rastin e ardhjes së Stinës së Pranverës.
Gostivari shënoi ardhjen e stinës së Pranverës
Gostivari shënoi ardhjen e stinës së Pranverës

Publikuar: 21.03.2016 | 13:30
Lexuar: 764 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime