E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mjetet janë siguruar përmes Programit për investime në mjedisin jetësor, ndërsa Ministria në vitin 2014 e financoi edhe hartimin e dokumentacionit teknik.
Do të rikonstruktohet rrjeti i ujësjellësit primar dhe sekondar për fshatin Bllacë






Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot në fshatin Bllacë, komuna e Çuçer Sandevës, mori pjesë në fillimin solemn të punëve ndërtimore të projektit “Rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit primar dhe sekondar për fshatin Bllacë„

Me këtë projekt do të bëhet rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit primar dhe sekondar për fshatin Bllacë, gjegjësisht është paraparë sigurimi i sasive shtesë të ujit nga përroi Studenë prej ku uji do të përcillet deri te rezervuari me kapacitet prej 200 м3.

Vlera e tërë projektit arrinë 33 274 555 denarë, prej të cilëve Ministria siguron 2.500 000 denarë, më të cilën shumë mbulohen shpenzimet për furnizim të ujit edhe për pjesët K3 dhe K7 gjatësia e të cilave arrinë rreth 390m.

Mjetet janë siguruar përmes Programit për investime në mjedisin jetësor, ndërsa Ministria në vitin 2014 e financoi edhe hartimin e dokumentacionit teknik.
Do të rikonstruktohet rrjeti i ujësjellësit primar dhe sekondar për fshatin Bllacë

Publikuar: 21.03.2016 | 13:42
Lexuar: 1052 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime