E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me vendimin e KRRE-së për 1,139 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 HC dhe tani do të jetë 16,837 denarë për një kilogram.
Benzinat shtrenjtohen për 2,5, ndërsa dizeli për 1,5 denarë për një litër







Benzinat prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për 2,5 denarë për një litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 7,85 gjegjësisht, për 4,43 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSTAR BS-95 është 60,50 i EUROSUPER BS-98, 62,50 denarë për një litër. EURODIZEL (D-E-V) do të shitet për 45, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 33,50 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së për 1,139 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 HC dhe tani do të jetë 16,837 denarë për një kilogram.

Si shkak për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE e theksojnë çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror për 11,63 për qind në 14 ditët e kaluara dhe për 1,408 për qind kursin më të ulët të dollarit në raport me denarin.

Publikuar: 21.03.2016 | 14:58
Lexuar: 507 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime