E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Parlamenti kërkon hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe e përcakton këtë objekt hetimi të komisionit parlamentar, si dhe përmend amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. I bëj thirrje opozitës që të nisim së bashku shqyrtimin e materialeve të votimit", u shpreh Berisha.
Berisha pėrshėndet rezolutėn e miratuar nga PE











Kryeministri Sali Berisha përshëndeti rezolutën e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ku kërkohet kapërcimi i krizës politike në vend.
"Kjo rezolutë i kushtoi Kosovës dhe Shqipërisë vëmendjen më të madhe dhe shqiptarët kanë qenë të pranishëm më shumë se kurrë ne Parlamentin Evropian", deklaroi Berisha disa minuta pas miratimit të rezolutës, në Kuvend.

Berisha garantoi se qeveria shqiptare mbetet e vendosur të ndërmarrë cdo reformë, të zbatojë cdo ligj, cdo vendim që integrimi i vendit në BE, të jetë i merituar dhe i pandalshëm.

"Parlamenti kërkon hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe e përcakton këtë objekt hetimi të komisionit parlamentar, si dhe përmend amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. I bëj thirrje opozitës që të nisim së bashku shqyrtimin e materialeve të votimit", u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë premtoi sërish shumicën dhe drejtimin e komisionit nga opozita, ashtu sic kërkohet edhe në rezolutë.

Publikuar: 08.07.2010 | 20:53
Lexuar: 220 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime