E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai ka shtuar se janë duke bërë çmos në këtë drejtim dhe shpreson që shumë shpejt të fillojnë punën me operatorin e katërt të telefonisë mobile në Shqipëri.
PTK vonohet nė Shqipėri





Edhe pse ditë më parë drejtori ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Shyqri Haxha, kishte premtuar se gjatë sezonit veror do të jetë aktive telefonia mobile “Vala”, e cila është licencuar si operatori i katër i telefonisë në Shqipëri, ai ka thënë se njëherë për njëherë nuk mund të ketë rrjet të Valës në Shqipëri

Në një konferencë për media të martën, Haxha ka thënë se ky investim do të shtyhet sërish për shkak të problemeve me infrastrukturën.

Ai ka shtuar se janë duke bërë çmos në këtë drejtim dhe shpreson që shumë shpejt të fillojnë punën me operatorin e katërt të telefonisë mobile në Shqipëri.

“Për shkak të terrenit që është i vështirë për instalimin e antenave, kjo është shtyrë pak. Kemi shpresuar shumë që të dalim këtë muaj, por kjo do të shtyhet”, ka thënë ai.

Sipas tij, e gjithë kjo nuk varet drejtpërsëdrejti nga PTK-ja, por edhe nga investitorët, të cilët janë duke punuar me intensitet.

“Meqenëse nuk e kemi timonin e investimeve është shtyrë ky proces, besoj që edhe kolegët dhe partnerët tanë në Shqipëri janë duke punuar që të fillohet sa më shpejt ky projekt”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, PTK-ja ka bërë promovimin e dy projekteve të mëdha në vlerë prej 600 mijë euro, me qëllim të modernizimit, dhe rritjes së efikasitetit në shpërndarjen e dërgesave postare brenda territorit të Kosovës.

Projektet kanë të bëjnë me shpërndarjen e dërgesave, pakove me një
shpejtësi shumë të mirë, si dhe këmbimi i dërgesave në kufi me shtetin e Kosovës, në mënyrë që kjo njësi të arrijë që të jetë profitabile.

Haxha ka pohuar se bëhet fjalë për Posten, si njësi ndarëse nga Telekomi dhe Vala.

Njëri projekt përbëhet prej 16 furgonë që kap shumën prej 300 mijë euro si dhe projekti prej 200 motoçikletave, po ashtu në vlerë prej 300 mijë euro, që në total bëjnë 600 mijë euro.

“Kemi marrë edhe 40 biçikleta nga Posta e Shqipërisë. Kemi bërë gjithashtu edhe unifikimin e tri postave, asaj të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, në mënyrë që të ngremë standardin e shërbimeve të postes”, ka pohuar ai.

Këto dy projekte, sipas tij, janë të rëndësishme për PTK-në, pasi që përveç faktit që Qeveria ka vendosur ta privatizoi Telekomin dhe Valën, pra Posta si njësi e veçantë do t’i mbetet shtetit.

“Po bëhet çmos në ngritjen e standardit të postës, në mënyrë që në të ardhmen kjo kompani e shtetit të jetë profitabile”, ka thënë ai, duke përmendur edhe projektin tjetër atë për automatizimin e pikave të shitjes, në vlerë prej 1.4 milion euro.

“Besoj që brenda një kohe të shkurtë njësia e postës që do t’i mbetet shtetit, do të jetë një njësi profitabile, që do t’i shërbejë qytetarëve të Kosovës”, ka pohuar ai.

Ndërsa sa i përket padisë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF), që ka bërë PTK për shkak të borxhit, Haxha ka pohuar se tani me MEF-in kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

“Besoj se shumë shpejtë do ta paguajnë borxhin. Në rast të pagesës ne do ta tërheqim padinë”, u shpreh Haxha. (zëri)

Publikuar: 08.07.2010 | 21:01
Lexuar: 380 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime