E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas sulmeve të Parisit, ekspertët e terrorizmit kishin pikasur të paktën 30-40 pjesëtarë të rrjetit të sulmeve, por tashmë është evidente, kjo listë duhet përditësuar.
Përbindëshi që Belgjika rriti në gjirin e vet!









Nga Andrea Purgatori, HuffPost

Belgjika po paguan, bashkë me interesat, një çmim tejet të lartë për llogaritjet egoiste të neutralitetit të vet përballë terrorizmit.

Një llogaritje tërësisht e gabuar ajo që kanë imagjinuar belgët, që xhihadi do të kishte kursyer këtë vend, në këmbim të tolerancës me të cilën inteligjenca dhe shërbimet e sigurisë trajtonin lagjet geto në periferi të Brukselit ku terroristët rekrutonin xhihadistë të rinj dhe grumbullonin armë dhe eksplozivë.

Ishte kuptuar shumë mirë që pas sulmet në janar të 2015 mbi Charlie Hebdo, kur lidhjet terroriste mes atentatorëve dhe celulave xhihadistë të fshehura në Belgjikë kishin shpërthyer me gjtihë gravitetin e tyre.
KonUrmimi erdhi sërish në gusht me atentanin e munguar në trenin e Amsterdamit-Paris, që u shmang fatmirësisht nga tre pasagjerë që bllokuan atentatorin.

Më pas sulmi i 13 nëntorit në Bataclan, në stadium dhe në rrugët e Parisit, që kishte demonstruar se si gjithçka ishte organizuar me qetësi në aksin Bruksel-Paris, në paditurinë, ose më keq, të shërbimeve sekrete të Belgjikës, që ndosht mund të kishin ndaluar atë kasaphanë.

Tani, pas thuajse katër muajsh kërkime për Salah Abdeslam, që fshihej vetëm pak metra nga shtëpia në lagjen Molenbeek, inteligjenca belge shpresone se do t’i jepte fund kërcënimeve që rëndonin mbi Belgjikën dhe Europën.

Sërish një llogaritje e gabuar, dhe këtë e tregojnë shpërthimet dhe dhuna me të cilën xhihadi ka goditur kryeqytetin belg për hakmarrje.

Pas sulmeve të Parisit, ekspertët e terrorizmit kishin pikasur të paktën 30-40 pjesëtarë të rrjetit të sulmeve, por tashmë është evidente, kjo listë duhet përditësuar.

Të imagjinosh që kjo e sotmja është thjesht një hakmarrje në të nxehtë për kapjen e Salah Abdeslam, nuk ndihmon të kuptosh përmasat e përbindëshit që Belgjika ka rritur në gjirin e vet.

Nuk bëhet fjalë për aksione të improvizuara por për një plan të parashikuar shumë mirë, në detajet më të vogla, duke veriUkuar në fakt se ekziston një “tru” për sulmet, dhe shumë “krahë”

Të shpresojmë që kjo tragjedi e radhës të bindë inteligjencën dhe shërbimet sekrete europiane, Belgjikën para të gjithave, që për të luftuar terrorizmin fundamentalisht duhet të tejkalohen egoizmat kombëtare dhe llogaritjet meskine mbi neutralitetin e vet, për të aktivizuar menjëherë një shkëmbim informacionesh dhe një strategji që i tejkalon kuÒnjtë kombëtarë.

Përgatiti në shqip Amarildo Lumani, TemA

Publikuar: 22.03.2016 | 16:13
Lexuar: 837 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime