E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë komedi e cila është cilësuar si shumë suksesshme dhe e cila ka fituar një sërë çmimesh në festivale të ndryshme teatrore, luajnë aktorët Shkëlqim Islami, Sefedin Shabani, Enver Halimi dhe Qazmedin Nuredini.
Komedia
Komedia "Bouncers" e Teatrit të Kumanovës nga autori britanik, John Godberg nën regjinë e Qazmedin Nuredinit sonte do të shfaqet në Teatrin e Tetovës, ndërsa nesër mbrëma do të shfaqet në Qendrën teatrore për fëmijë në Shkup.

Në këtë komedi e cila është cilësuar si shumë suksesshme dhe e cila ka fituar një sërë çmimesh në festivale të ndryshme teatrore, luajnë aktorët Shkëlqim Islami, Sefedin Shabani, Enver Halimi dhe Qazmedin Nuredini.

Komedia "Bouncers", si protagonistë i ka katër pjesëtarë të sigurimit të një lokali të natës në Britani. Ngjarja bazohet rreth përgatitjes për të shtunën mbrëma dhe lëvizë rrjedhshëm prej situate në situatë, bashkë me ndërrimin e karaktereve, duke kulmuar në një finale të mrekullueshme. Aktorët imitojnë dhe karikaturojnë karaktere të ndryshme. Ekzagjërimi i situatave komike ndikon që vëmendja e audiencës mos të shkëputet as edhe një moment nga ngjarja dhe të përjetojë atë së bashku me aktorët.

Kjo komedi përveç në qytetet shqiptare është prezentuar para publikut shqiptar në Gjermani dhe Zvicër.

Publikuar: 22.03.2016 | 18:11
Lexuar: 596 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime