E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, sot nën organizim të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, përkatësisht Grupit shkencor të këtij fakulteti, i cili funksionon në kuadër të Parlamentit studentor të USHT-së, u mbajt një ligjëratë me temë: “Ethet hemorragjike virale – një përvojë personale”, të cilën e prezantoi dr. Kent Brantly, MD, i njohur si “I mbijetuari i ebolas”, si dhe “Personi i vitit për 2014, i revistës ,,Time”.
Dr. Kent Brantly mbajti ligjëratë në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të USHT-së











Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë i USHT-së, Prof. dr. Nasir Bexheti tha se ardhja e dr. Kent Brantly, në universitetin tonë është një nder i madh. Ai tha se prezenca e tij dëshmon se forcohet lidhja ndërkombëtare me profesionistë dhe institucione të rëndësishme botërore dhe me këtë janë të privilegjuar jo vetëm studentët, por edhe stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.

Dr. Kent Brantly, në ligjëratën e tij para studentëve dhe stafit akademik të USHT-së, tha se ndjehem shumë i lumtur dhe i nderuar që ndodhem në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, që bashkë me studentët dhe stafin akademik të këtij fakulteti të ndaj përvojën time që e kam pasur me sëmundjen e ebolës dhe shpresoj që edhe studentëve t’ua përcjelli nevojën e ndihmës për të sëmurët.

“Në vitin 2013, bashkë me familjen time shkova në Liberi, pasi që qëndrova disa muaj atje u përhap edhe sëmundja e ebolës dhe unë, bashkë me ekipin e spitalit tonë, atje vazhduam luftën kundër kësaj sëmundje shkatërruese. Pas plotë shtatë muajve të trajtimit dhe luftës kundër kësaj sëmundje të ebolës, nga kjo sëmundje u preka edhe unë. U trajtova në shtëpinë time në Liberi, përafërsisht për dhjetë ditë me radhë, para se të më evakuonin në SHBA, dhe kështu u bëra personi i parë që u trajtua nga ebola në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për mua, për aq kohë sa isha i sëmurë, u kujdesën shumë njerëz dhe dua fillimisht t’i falënderohem zotit dhe të gjithë atyre që u përkujdesën që unë të shpëtoj nga kjo sëmundje shkatërruese”, u shpreh mes tjerash dr. Kent Brantly.

Në këtë ligjëratë morën pjesë një numër i madh i studentëve dhe profesorëve të këtij fakulteti. Nga Grupi shkencor i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë theksuan se edhe në të ardhmen do të mbahen ligjërata nga profesorë me renome ndërkombëtare.
Dr. Kent Brantly mbajti ligjëratë në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të USHT-së
Dr. Kent Brantly mbajti ligjëratë në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të USHT-së
Dr. Kent Brantly mbajti ligjëratë në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të USHT-së
Dr. Kent Brantly mbajti ligjëratë në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të USHT-së

Publikuar: 22.03.2016 | 19:42
Lexuar: 716 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime