E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pasi analizës së të gjitha raporteve të grupeve të ekspertëve për akreditim të programeve në 7 njësi akademike të Universitetit të Prishtinës, Këshilli Kombëtar i Cilësisë dhe Agjencia për Akreditim, kanë vendosur që këto rekomandime t'i dërgojnë Ministrisë së Arsimit për aprovim.
KKC: Asnjė institucion privat nuk i pėrmbush kriteret pėr universitet




Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar i Cilësisë, publikuan rezultatet e procesit të akreditimit për bartësit privat të arsimit të lartë dhe disa njësive të Universitetit të Prishtinës.

Pasi analizës së të gjitha raporteve të grupeve të ekspertëve për akreditim të programeve në 7 njësi akademike të Universitetit të Prishtinës, Këshilli Kombëtar i Cilësisë dhe Agjencia për Akreditim, kanë vendosur që këto rekomandime t'i dërgojnë Ministrisë së Arsimit për aprovim.

Kryetarja e Këshillit, Ferdie Zhushi, publikoi rezultatin e programeve të akredituara dhe ato që nuk janë akredituar në Universitetin e Prishtinës. Programet që nuk akreditohen: letërsi e përgjithshme krahasimtare, gjuhë dhe letërsi turke, gjuhë dhe letërsi gjermane, gazetari niveli master.

Gjithashtu nuk janë akredituar programet Historia e Ballkanit mesjetar në nivelin master të Fakultetit filozofik, industria e drurit në nivelin master, në Fakultetin e shkencave teknike në Ferizaj. Ndërkohë, janë akredituar edhe disa programe me kusht për një vit.

Për bartësit e institucioneve private të arsimit të lartë, Këshilli kombëtar i cilësisë, rekomandon që asnjë nga këto institucione nuk i përmbush kriteret për t'u emërtuar universitet, për të dhënë tituj akademikë për mësimdhënësit si dhe për të ofruar studime të doktoratës.

Kryetarja e Këshillit, Ferdie Zhushi, tha se ka pasur lëvizje pozitive në ngritjen e cilësisë së studimeve në institucionet private të arsimit të lartë. Gjithashtu, janë akredituar për herë të parë edhe disa institucione private të arsimit të lartë.

Këto rekomandime, do t'i dorëzohen Ministrisë së Arsimit për t'i aprovuar, dhe më pas pritet të shpallet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj. Procedurat e akreditimit janë realizuar konform standardeve evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Në këtë proces kanë marrë pjesë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Institucionet private të arsimit të lartë, mbeten kolegje

Këshilli Kombëtar i Cilësisë i rekomandon Qeverisë së Kosovës se asnjë bartës privat i arsimit të lartë nuk i përmbush kriteret për të bartur emrin universitet, për të dhënë tituj akademik për mësimdhënësit e tyre, si dhe për të ofruar studime të doktoratës.

Agjencia e Akreditimit e Kosovës të enjten ka publikuar rezultatet e akreditimit për njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës dhe institucionet private të arsimit të lartë.

Kryeshefja ekzekutive e kësaj agjencie, Ferdie Zhushi Etemi ka thënë se agjencia ka zhvilluar procesin e akreditimit të programeve të disa fakulteteve të UP-së dhe ka bërë rekomandim që Universiteti i Prizrenit të shpallë konkurs për pranimin e studentëve, ndërsa procedura e akreditimit të bëhet më vonë.

“Sipas ligjit universitetet mund të shpallin konkurs, por nuk mund të zhvillojnë veprimtarinë e tyre para se t’i jepet vendimi për akreditim, dhe kjo gjendet në ligjin për arsimin e lartë”, ka thënë Zhushi.

Sa i përket, akreditimit të njësive në UP, Zhushi theksoi se në këtë proces në ekipet vlerësueses kanë qenë ndërkombëtar dhe janë shoqëruar nga stafi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.

“Nën mbledhjen e vet të datës 7 korrik 2010, Këshilli Kombëtar i Cilësisë i analizoi raportet grupeve të ekspertëve për akreditim të programeve në 7 njësi akademike të Universitetit të Prishtinës dhe vendosi që Qeverisë së Kosovës dhe MASHT t’i dërgohen për aprovim këto rekomandime”, ka thënë Zhushi.

Për më tepër, Zhushi ka njoftuar se institucionet tjera private të arsimit nuk i përmbushin kriteret për të qenë universitet dhe nuk mund të ofrojnë studimet e doktoratës. Ajo ka thënë se institucionet private që nuk akreditohen janë “UNIPZ” në Prizren dhe instituti ADesing, ndërsa në institucionet tjera private të arsimit të lartë janë akredituar disa programe dhe disa jo.

“Këshilli Kombëtar i Cilësisë ka vlerësuar se ka lëvizje pozitive në ngritjen e cilësisë së studimeve në Institucionet Private të Arsimit të Lartë gjatë vitit akademik dhe çmon përpjekjet e institucioneve për të përmbushur rekomandimet e dhëna nga Ekipet e ekspertëve të akreditimit një vit më parë. Këshilli Kombëtar i Cilësisë pas vendimeve që ka marrë në mbledhjen e djeshme i rekomandon Qeverisë së Kosovës se asnjë bartës privat i arsimit të lartë nuk i përmbushin kriteret për të bartur emrin universitet, për të dhënë tituj akademik për mësimdhënësit e tyre, si dhe për të ofruar studime të doktoratës, do të thotë mbesin në emërtimet kolegj”, ka thënë Zhushi.

Sa i përket programeve të studimeve në Universitetin Prishtinës, konkretisht në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Zhushi ka thënë se Agjencia e Akreditimit të Kosovës rekomandon që të akreditohen të gjitha programet që ekzistojnë në nivelin BSC dhe MSC, në Fakultetin e Edukimit janë rekomanduar disa programe për BSC, ndërsa një grup tjetër i programeve rekomandohet të akreditohen për një vit me disa kushte.

Në Fakultetin Filologjik janë akredituar disa departamente, por jo të gjitha. Programet që nuk janë akredituar dhe rekomandohet të mos pranojnë studentë të rinj në vitin akademik 2010-2011 janë Letërsia e Përgjithshme dhe Krahasimtare për BA/MA, gjuha dhe letërsia turke për MA, dhe gazetaria për MA. E njëjtë me Master i ndodh edhe degës gjuha dhe letërsia Gjermane, kurse sa për bachelor rekomandohet të akreditohet për 1 vit nëse i përmbush disa. Në Fakultetin Filozofik akreditohen shumica e programeve përveç Historisë së Ballkanit Mesjetar.

Në Fakultetin e Mjekësisë ri akreditohet mjekësia e përgjithshme për dy vite dhe farmacia për një vit. Industria e Drurit dhe Makineria janë akredituar me kusht për një vit në Fakultetin e Shkencave Teknike Aplikative në Ferizaj por në këtë fakultet nuk është akredituar Industria e Drurit. Ndërkaq, në Fakultetin e Arteve rekomandohet të akreditohen me kusht të gjitha programet për dy vjet.

Kurse, për institucionet private të arsimit të lartë,janë ri akredituar disa programe në Kolegjin “AAB-Riinvest”, por jo edhe programet telekomunikim, kriminologji, e drejtë penale, sociologji dhe ndryshime sociale. Për Kolegjin “Fama” është rekomanduar të akreditohen disa programe, por jo edhe komunikimi, Informatikë e Aplikuar dhe Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë.

Propozimi për ri akreditimin e Kolegjit “Iliria” ishte në shumicën e programeve, por jo edhe në Shkencat Kompjuterike dhe TI e Aplikuar, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Biznes Ndërkombëtar dhe Juridik Penal.

Në Kolegjin “UBT” janë akredituar disa programe, por jo edhe shumica e tyre siç janë sistemi informativ, marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime evropiane, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia, komunikim gazetari dhe multimedia, ekonomi dhe menaxhim i resurseve, menaxhimi i biznesit, ndërtimtari dhe infrastrukturë, arkitekturë, urbanizmi dhe planifikimi hapësinor, dizajn i brendshëm arkitektural.

Kolegji “Dardania” është ri akredituar në disa programe, por jo edhe në menaxhment, psikologji të aplikuar-zhvillimi dhe socializimi i fëmijëve.

Ndërkaq, kolegji “Victory” është ri akredituar në disa programe, por jo edhe menaxhim biznesi në tregtinë e jashtme dhe të brendshme, e drejtë ndërkombëtare publike dhe private, marrëdhëniet ndërkombëtare legale.

Ri-akreditim ka pas edhe për dy programet e Kolegjit për Studime të Menaxhmentit Ndërkombëtar. Ri-akreditim ka pas edhe Universumi në disa programe, por jo edhe në menaxhim i sistemeve informative dhe menaxhim i sporteve dhe të tjera. Të gjitha këto të dhëna do t’i drejtohen Qeverisë së Kosovës për aprovim. (kosovapress)

Publikuar: 08.07.2010 | 21:16
Lexuar: 975 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
fatmire (12/10/2011 16:16:13) Deshiroj te di se cilat programe jane te akridetuara ne Univesitetet Privatee veēmas me intereson te dije per Universitetin Dardania

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime