E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bashkëpunimi mes dy institucioneve për të ngritur nivelin e sigurisë së qytetarëve dhe pronës së tyre, ishte në fokus të takimit.
Kryetari dhe kryesuesi i Këshillit të komunës së Gostivarit vizituan Stacionin policor në qytet


Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit të Komunës, Nasir Musliu, vizituan sot Stacionin policor të Gostivarit dhe takuan komandantin e ri, Gazi Abudraimi.

Në këtë takim miqësor ku i pranishëm ishte edhe shefi i sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, Nevzair Shabani, kryetari Nevzat Bejta uroi komandantin për postin drejtues, duke shtuar se zgjedhja e tij në krye të Stacionit Policor të Gostivarit u bë sipas rregullave ligjore dhe me mbështetjen e shumicës së këshilltarëve të Komunës së Gostivarit.

Bashkëpunimi mes dy institucioneve për të ngritur nivelin e sigurisë së qytetarëve dhe pronës së tyre, ishte në fokus të takimit.

"Gëzohem që në mesin tonë ndodhet edhe shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës i cili kujdeset për policinë e rajonit, zotëri Nevzair Shabani. Me komandantin e ri jemi shumë të kënaqur për punën që bën, dhe më vjen mirë që këtë e dëgjoj edhe nga qytetarët.

Komandanti dhe pjesëtarët e tjerë të Policisë e kanë për detyrë që të kujdesen për jetën dhe sigurinë e qytetarëve, të kujdesen për rendin dhe qetësinë publike dhe për të mbrojtur pronën publike dhe pronën e qytetarëve. Qytetarët duhet ta njoftojnë Policinë për çdo zhvillim rreth tyre që Policia të merr masa dhe të parandalon çdo veprim të dëmshëm", tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Komandanti, Gazi Abudraimi shprehu falënderim për vizitën dhe mbështetjen e dhënë nga ana e kryetarit dhe Komunës së Gostivarit.

"Falënderoi kryetarin e Komunës, Nevzat Bejta, kryesuesin e Këshillit, Nasir Musliu për bashkëpunimin që kemi ndërmjet Policisë dhe Komunës së Gostivarit, bashkëpunim që bëhet në interes të qytetarëve të Komunës së Gostivarit. Ftojmë qytetarët për bashkëpunim dhe për çdo eventualitet të drejtohen për ndihmë tek Stacioni Policor. Është puna jonë që të sigurojmë rendin dhe qetësinë publike, jetën dhe pasurinë e qytetarëve", tha mes tjerash komandanti, Gazi Abudraimi, i cili në fund të takimit kryetarit, Nevzat Bejta i dhuroi një fotografi me Sahat Kullën e qytetit dhe simbolin e Policisë.
Kryetari dhe kryesuesi i Këshillit të komunës së Gostivarit vizituan Stacionin policor në qytet
Kryetari dhe kryesuesi i Këshillit të komunës së Gostivarit vizituan Stacionin policor në qytet
Kryetari dhe kryesuesi i Këshillit të komunës së Gostivarit vizituan Stacionin policor në qytet
Kryetari dhe kryesuesi i Këshillit të komunës së Gostivarit vizituan Stacionin policor në qytet
Kryetari dhe kryesuesi i Këshillit të komunës së Gostivarit vizituan Stacionin policor në qytet
Kryetari dhe kryesuesi i Këshillit të komunës së Gostivarit vizituan Stacionin policor në qytet

Publikuar: 23.03.2016 | 17:48
Lexuar: 945 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime