E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Turqi do të prezentohen pasuritë kulturore të Republikës së Maqedonisë në disa veprimtari film, folklor dhe trashëgimi kulturore historike dhe shpirtërore.
Maqedonia në Festivalin ndërkombëtar të filmit në Edrene


Republika e Maqedonisë do të prezentohet në manifestimin "Ditët e kulturës së Maqedonisë" i cili mbahet në kuadër të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Edrene të Turqisë. Këtë sot në konferencë shtypi e theksoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi.

"Në kuadër të manifestimit i cili mbahet prej 25 deri më datën 28 të këtij muaji, vendi ynë do të prezentohet nën moton "Ditët e Kulturës së Maqedonisë dhe atelieja maqedonaso - turke", me shfaqjen e anëtarëve të Ansamblit të valleve dhe këngëve popullore të Maqedonisë "Tanec", Shoqërisë Kulturore artistike "Karshiaka", Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë, Kinotekës së Maqedonisë dhe Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve", tha Shehapi.

Në Turqi do të prezentohen pasuritë kulturore të Republikës së Maqedonisë në disa veprimtari film, folklor dhe trashëgimi kulturore historike dhe shpirtërore. "Tanec" dhe "Karshiaka" para të pranishmëve do të prezentohen me një pjesë të këngëve dhe valleve më të njohura në repertor. Në kuadër të manifestimit do të shfaqen 14 filma dokumentarë dhe 12 filma të metrazhit të gjatë nga autorët e Maqedonisë dhe Shqipërisë, të mbështetur nga Agjencia për film e Republikës së Maqedonisë. Në bashkëpunim me Kinotekën e Republikës së Maqedonisë do të organizohet edhe ekspozitë e vëllezërve Manaki, me qëllim të njoftimit të të pranishmëve me jetën dhe veprën e kameramanëve të parë në Ballkan.

Në panel diskutim fjalim do të kenë drejtoresha e Agjencisë për film, Mimi Gjorgoska - Ilievska e cila do të flasë me temë: "Perspektiva e bashkëpunimit midis produksionit të Maqedonisë dhe Turqisë", si dhe drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani.

Pjesëmarrja e Maqedonisë në këtë manifestim financiarisht mbështetet prej Ministrisë së Kulturës së Republikës së Turqisë, ndërsa është në organizim të Festivalit ndërkombëtar të filmit nga Edreneja.

Publikuar: 23.03.2016 | 17:54
Lexuar: 597 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime