E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vlera e ofruar nga kjo kompani, tha ministri Neziri në ankandin elektronik, i cili u ndoq nga 3 kompani tejkaloi trefishin e tarifës fillestare dhe arriti 2 milionë euro, ndërsa ka ofruar investim fillestar prej 10 milionë euro.
Kompania “Minstroj Holding” do ti menaxhon minierat e Toranicës dhe Zletovës


Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot prezantoi menaxhuesin e ri të minierave të Toranicës dhe Zletovës, që fituan garrën në zgjedhjen e ofertës më të volitshme për ndarjen e koncesionit për eksploatimin e lëndës minerale – xehe të plumbit dhe të zinkut në këto dy lokalitete.

Ministri Neziri informoi se procedurën për ndarjen e koncesioneve për eksploatimin e lëndëve minerale – xehe të plumbit dhe të zinkut e ka zbatuar Komisioni i formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë i cili përbëhej nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Kabinetit të Zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ministrisë së Mjedisit jetësor dhe Planifikim hapësinor, Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

‘Mes 32 kompanive që kanë aplikuar, 5 kompani kanë dorëzuar oferta, ndërsa Komisioni pas evaluimit të tyre ka konstatuar se 3 kompani kanë pasur ofertë të vlefshme dhe kanë fituar qasje për auksion elektronik. Pas përfundimit të auksionit elektronik komisioni ka përgatitur një raport drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me propozim vendime me oferta më të volitshme për të dy lokalitetet, ndërsa ka miratuar vendimin për ndarjen e koncesionit kompanisë “Minstroj Holding”, nga Sofia e Bullgarisë’, informoi Neziri.

Sipas tij, hyrja e kompanisë “Minstroj Holding”, si një lidere në industrinë minerare në këtë pjesë të Evropës do të lejojë hapjen e një faqe të re në sektorin e burimeve minerare në Maqedoni, veçanërisht nëse merren parasysh aktivitetet e investimeve të kompanisë në mbarë botën dhe seriozitetin dhe profesionalizmin e kompanisë, aktivitete kryesore të së cilës janë minierat dhe energjetike.

Vlera e ofruar nga kjo kompani, tha ministri Neziri në ankandin elektronik, i cili u ndoq nga 3 kompani tejkaloi trefishin e tarifës fillestare dhe arriti 2 milionë euro, ndërsa ka ofruar investim fillestar prej 10 milionë euro.

Udhëheqësia e kompanisë “Minstroj Holding”, do të kthen edhe borxhet e menaxhuesit të mëparshëm, do të kthen të gjithë të minatorët në punë, ndërsa premtoi rritjen për dyfish të pagave të tyre si dhe investim në teknologji moderne.
Kompania 'Minstroj Holding' do ti menaxhon minierat e Toranicës dhe Zletovës
Kompania 'Minstroj Holding' do ti menaxhon minierat e Toranicës dhe Zletovës

Publikuar: 24.03.2016 | 16:37
Lexuar: 781 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime