E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Poezi në frengjisht interpretuan anëtaret e Aleancës Franceze: Julie Chamberland dhe Marion Toutol. Në një interpretim profesional të disa poezive në frengjisht u prezantua Mimoza Ceka, e cila i dha sharm tërë mbrëmjes.
Mbrëmje Poetike Frankofone…

SOIREE DE POESIE (dans le cadre du mois de la Francophonie)

Nën organizimin e Aleancës Franceze dhe Klubit të Shkrimtarëve “OENEUM” - Tetovë, në Pallatin e Kulturës (ODA) u mbajt mbrëmje poetike, në gjuhën shqipe dhe frenge, në saje të muajit të Frankofonisë. Gjithashtu u prezantua një ekspozitë fotografish me pamje nga Parisi dhe personalitete të kulturës frenge, njoftoi Zejnepe Alili Rexhepi, nënkryetare e Klubit “Oeneum”.

"Fjalë përshëndetëse mbajtën z. Daim Iljazi - diplomat, Ejup Ajdini - kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Oeneum”, si dhe Julie Chamberland - përfaqësuese e Aleancës Franceze. Në përkthim ndihmoi z. Rushit Jashari.
Në ambientin e bukur në “ODA”, ku gërshetohen imazhe artesh, u përurua vëllimi poetik shqip-frengjish “Marrëzi ballkanike” i z. Daim Iljazi, diplomat dhe sekretar i Klubit “Oeneum”. Me këtë rast u interpretuan poezi në të dy gjuhët. Për veprimtarinë diplomatike dhe letrare të z. Daim Iljazi, fjalë rasti mbajti z. Ejup Ajdini dhe Julie Chamberland", deklaroi Zejnepe Alili Rexhepi.

Me poezi në shqip dhe frengjisht u prezantuan poetët: Adem Abdullahu, Zejnepe Alili Rexhepi, Ejup Ajdini, Kasam Shaqirvela, Sulejman Mehazi, Bujar Ploshtani, Eroll Veliu, Albina Bexheti, Kaltrina Sadiki, Sami Sherifi, Behare Neziri, Rami Kamberi dhe poeti nga Shkupi, Sami Sherifin.

Poezi në frengjisht interpretuan anëtaret e Aleancës Franceze: Julie Chamberland dhe Marion Toutol. Në një interpretim profesional të disa poezive në frengjisht u prezantua Mimoza Ceka, e cila i dha sharm tërë mbrëmjes.

"Për t’u pleksur fjala artistike me timbrin e muzikës u përkujdesën: Trim Antoni (kitarist) dhe Teuta Emini (flautiste). Për këtë përzgjedhje e falënderojmë profesor Jeton Pustinën, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Klubit “Oeneum”! Faleminderit z. Daim Iljazi për idenë dhe realizimin e mbrëmjes poetike, në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve “Oeneum”!", tha Zejnepe Alili Rexhepi, nënkryetare e Klubit “Oeneum”.
Mbrëmje Poetike Frankofone…
Mbrëmje Poetike Frankofone…

Publikuar: 25.03.2016 | 11:48
Lexuar: 757 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime