E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Mendoj se ka shumë budistë që po ashtu janë larguar nga vendi për arsye të ndryshme. Ky është rezultat i vuajtjeve tona nën një regjim diktatorial,” tha ajo.
“S’më thanë që do më intervistonte një myslimane”
Ajo është fituese e Çmimit Nobel për Paqen dhe një ikonë e rezistencës në mbarë botën.

Por heroina e Burmës (Mianmarit), Aung San Suu Kyi ka edhe një anë tjetër, të kundërt me imazhin e saj ikonik.

Ajo e humbi durimin gjatë një interviste me gazetaren e BBC, Mishal Husain, duke thënë me zemërim: “Askush nuk më tha se do më intervistonte një myslimane”.

Gjithçka erdhi pas pyetjeve të gazetares për 70-vjeçaren.

Qëndrimi i Suu Kyi ndaj dhunës që ushtrohet në vendin e saj ndaj minoritetet mysliman ka alarmuar gjithmonë edhe mbështetësit e saj më të dedikuar.

Por kur gazetarja Husain i kërkoi disa herë që të dënonte ndjenjat anti-islamike në vend dhe valën e masakrave ndaj myslimanëve, ajo refuzoi ta quante pastrim etnik.

“Mendoj se ka shumë budistë që po ashtu janë larguar nga vendi për arsye të ndryshme. Ky është rezultat i vuajtjeve tona nën një regjim diktatorial,” tha ajo.

Në vendin me shumicë budiste, komuniteti mysliman ka pasur probleme të vazhdueshme.

Myslimanët përbëjnë 4 përqind të popullsisë dhe janë bërë shpesh subjekt i masakrave.

Mendohet se Suu Kyi nuk donte të mërziste mbështetësit e saj duke komentuar dhunën ndaj myslimanëve.

Publikuar: 25.03.2016 | 14:13
Lexuar: 802 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime