E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje fillon të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm për popullatën në fshatin e vetëm të komunës Gjorçe Petrov ku deri tani nuk ishte ndërtuar rrjet i ujësjellësit.
Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Nikishtan, në komunën Gjorçe Petrov


Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës Gjorçe Petrov Sokol Mitrovski, sot nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit: "Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit primar dhe sekondar distributiv (L=3.304,07 m’) dhe pusetës ndarëse mes dy rezervuarëve në fshatin Nikishtan- komuna e Gjorçe Petrovit", thuhet në kumtesë.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje fillon të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm për popullatën në fshatin e vetëm të komunës Gjorçe Petrov ku deri tani nuk ishte ndërtuar rrjet i ujësjellësit.

Mjetet me vlerë prej 3 milionë denarësh janë siguruar përmes Programit për investime në mjedisin jetësor për vitin 2016, ndërsa mjetet tjera të domosdoshme për realizimin e plotë të projektit do t’i sigurojë komuna.
Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Nikishtan, në komunën Gjorçe Petrov
Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Nikishtan, në komunën Gjorçe Petrov

Publikuar: 25.03.2016 | 15:49
Lexuar: 975 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime