E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ademi do të flasë në temat: "Trendet e reja në arsimin e shekullit 21" dhe "Migrimi dhe politikat arsimore".
Ademi në Samit global të arsimit në Stamboll
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi sot dhe nesër në Stamboll do të marrë pjesë në Samitin global të arsimit të cilin do ta hap presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ademi do të flasë në temat: "Trendet e reja në arsimin e shekullit 21" dhe "Migrimi dhe politikat arsimore".

"Ademi në kuadër të temës së parë do të përqendrohet në reformat në arsim në Republikën e Maqedonisë, pas së cilave shteti ynë është në hap me vendet më të zhvilluara në botë. Kur bëhet fjalë për modernizimin në arsim, nuk ka kompromis. Kjo është sferë në të cilën duhet të arrihen standardet më të larta, do të potencojë ministri i Arsimit dhe Shkencës", njofton MASH.

Në ditën e dytë të Samitit global arsimor Ademi do të flasë për problemin aktual me krizën e refugjatëve dhe për atë se përmes Maqedonisë çdo ditë kanë transituar mijëra emigrantë të Lindjes së Afërt, se një pjesë e tyre të cilët kanë mbetur në shtet janë siguruar qendra për pranim, të cilat përveç veshje të ngrohtë dhe ushqim, ofrojnë edhe arsim përkatës.

Publikuar: 26.03.2016 | 21:50
Lexuar: 630 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime