E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të këtij festivali, dje në Universitetin e Thrakisë u mbajt panel diksutim, ku fjalime mbajtën sekretari shtetëror në Minsitrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, drejtoresha e Agjencisë për film, Mimi Gjorgjoska Ilievska, drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë (ITKSHSHM), Skender Hasani, si dhe Alev Parsa, pedagoge dhe eksperte e filmit dhe e muzikologjisë turke.
Vazhdon manifestimi
Në Edrene të Turqisë vijon sot dita e tretë dhe e findit e Festivalit të filmit, në të cilin vendi ynë prezantohet me temën "Ditët e kulturës së Maqedonisë".

Në kuadër të këtij festivali, dje në Universitetin e Thrakisë u mbajt panel diksutim, ku fjalime mbajtën sekretari shtetëror në Minsitrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, drejtoresha e Agjencisë për film, Mimi Gjorgjoska Ilievska, drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë (ITKSHSHM), Skender Hasani, si dhe Alev Parsa, pedagoge dhe eksperte e filmit dhe e muzikologjisë turke.

Sekretari Shehapi, në panel elaboroi gjerë për rëndësisë e qytetit të Edrenesë, i cili njihet si qytet port i Evropës.

"Edreneja në botë është e njohur si kryeqyteti i dytë pas Bursës. Gjithashtu, ky qytet njihet në këngët dhe poezitë shqiptare dhe maqedonase, ku përmendet kryevepra e arkitektit të njohur turk, Mimar Sinan, xhamia Selimie, kryevepër e cila shqyhet si kulminacion i krijimtarisë së tij, që është krahasuar me Mikelanxhelon dhe veprat e tij të krijuara gjatë Renesansës", theksoi Shehapi.

Hasani, në fjalimin e djeshëm sërish shprehi solidarizimin e popullit shqiptar lidhur me terrorin që po përjeton populli turk nga shpërthimet e bombave dhe theksoi se fiks pas 101 viteve, pas betejës së Çanakalasë, me prezencën tonë këtu i japim përgjigje popullit turk se jemi pranë tyre në këto ditë të vështira që po përjeton Turqia.

Ai sot do të mbajë ligjeratë në Universitetin e Thrakisë në Edrene, në temat "Migrimi i shqiptarëve në Perandorinë otomane" dhe "Kontributi dhe pjesëmarrja e shqiptarëve në betejën e Çanakalasë", e cila, siç theksoi, për 100 vjet me radhë, nuk ka qenë temë diskutimi.

Drejtoresha e Agjencisë për film, Gjorgjoska-Ilievska, në panel-diskutim u falënderua për mundësinë që i është dhënë Maqedonisë që ta prezantojë kulturën e saj në Turqi, përmes filmografisë së vëllezërve Manaki. Ajo theksoi se vëllezërit Manaki, që në vitin 1905, me kamerën e tyre të parë, kanë bërë xhirimin e parë me fotografi lëvizëse dhe e kanë xhiruar vizitën e Mehmet Reshatit III në Maqedoninë e atëhershme.

Gjorgjoska-Ilievska mes tjerash foli edhe për fillesat e kinematografisë së Maqedonisë, për filmin e parë me metrazh të gjatë "Frosina", të xhiruar që në vitin 1952, si dhe elaboroi për punën dhe projektet që bën Agjencia e filmit.

Gjithashtu u përqendrua edhe në faktin se ky nuk është prezantimi i parë i kulrurës së Republikës së Maqedonisë në Turqi, duke pasur parasysh se një ngjarje po kaq e rëndësishme është realizuar para disa viteve në Antalia, në Festivalin "Portokallia e artë" dhe në Bursë "Rruga e mëndafshtë".

"Lidhjet kulturore maqedono-turke ekzistojnë që nga fillimi i filmit dhe zgjasin deri në ditët e sotme", theksoi drejtoresha e Agjencisë së filmit.

Në panel diskutim, pedagogia dhe ekspertja e filmit dhe muzikologjisë turke, Alev Parsa, e cila është me origjinë shqiptare nga trojet e Maqedonisë, u prononcua rreth fenomenit të shpërnguljes dhe theksoi se në botë momentalisht janë rreth dy milionë refugjatë.

Në kuadër të festivalit dje u shfaq edhe filmi dokumentar i Elizabeta Koneskës, "Maqedonasit në Stamoll".

Publikuar: 27.03.2016 | 13:14
Lexuar: 637 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime