E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç u tha sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë, shteti mbetet në këtë, qëndrim të pandryshueshëm lidhur me kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe sërish do ta paraqesë në takimin e ardhshëm të grupeve punuese në Indi.
Oda Ekonomike: Maqedonia nuk pranon zëvendësim të duhanit


Maqedonia nuk do të pranojë zëvendësim të duhanit me kulturë tjetër bujqësore nëse paraprakisht shkencërisht dhe praktikisht nuk dëshmohet se kultivimimi i tij do të ishte po aq i shpagueshlm, profitabil, por edhe adekuat nga aspekti i kushteve specifike klimatike, të truallit dhe agrare.

Siç u tha sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë, shteti mbetet në këtë, qëndrim të pandryshueshëm lidhur me kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe sërish do ta paraqesë në takimin e ardhshëm të grupeve punuese në Indi.

Sipas vlerëlsimeve të Odës, aktivitetet e OBSH-së do të kenë pjesërisht ndikim në periudhë më pak të gjatë, por tani më tnai pritjet për industrinë e duhanit në Maqedoni janë prodhimi i stabilizuar me oscilime më të vogla vvarësisht nga kërkesat e kompanive blerëse, cilësi më të mirë dhe numër të nejjtë të prodhuesve të cilët do të jenë në mundësi ta rrisin prodhimtarinë.

"Maqedonia nuk do të pranojë zëvendësim me kulturë tjetër bujqësore sipas metodologjive të propozuara dhe pilot projekte sepse ato në tërësi nuk mund të garantojnë ekzistencën e rreth 40.000 familjeve siç mundëson për momentin kultivimi i duhanit. Edhe më tej insistojmë në mospranimin të cilës do metodologji që nuk garanton siguri dhe profitabilitet për fermerët. Gjithashtu, para se të definohen kushtet dhe metodologjia për zëvendësim të duhanit me kulturë tjetër, duhet të merren parasysh kushtet klimatike në sfera të ndryshme në të cilat kultivohet duhani. Varësisht nga kushtet klimatike dhe agrare, nuk është i mundur kultivimi i kulturës së njejtë", theksoi Vasko Ristovski nga Oda.

Në Maqedoni nga duhani për momentin ekzistojnë rreth 40.000 familje. për disa, ai paraqet të ardhura themelore, epër disa të tjerë plotësuese. Shpenzimet për mbjellje janë të ulëta, ndërsa blerja dhe subvencionet janë të garantuara. për këtë arsye, nënvizoi Ristevski. secili zëvendësim i duhanit me kulturë tjetër duhet të shqyrtohet nga aspekti ekonomik, lidhur me rritjen e shpenzimeve për mbjellje, shpagueshmëri, profitabilitet.

Publikuar: 28.03.2016 | 15:56
Lexuar: 493 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime