Spanja është impresive. Është reprezentacioni më i mirë në botë. Mirëpo, ne nuk i frikohemi finales dhe presim sfidë interesante në finale ka deklaruar Marvajk.
Përzgjedhësi holandez Bert van Marwijk ka shprehur respektin e tij të madh për kundërshtarin e vet në finale, Spanjën.
Spanja është impresive. Është reprezentacioni më i mirë në botë. Mirëpo, ne nuk i frikohemi finales dhe presim sfidë interesante në finale ka deklaruar Bert van Marwijk.
Finalja e botërorit zhvillohet të dielën në Johanesburg. Holanda në këtë finale do të luajë për herë të tretë, kurse Spanjë për herë të parë, mirëpo, reprezentacioni spanjoll shihet si favorit në këtë ndeshje.