E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me mbështjetjen nga USAID-i, duhet që të fillojnë punët e shtratit të lumit në Dobroshtë, si dhe intervenimet projektuese për parandalimin e përmbytjeve të mundshme të ardhshme në f. Shipkovicë.
Do të sanohen shtretërit e lumenjëve në Tetovë




Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, sot, në Tetovë, nënshkruajtën marrëveshje për financimin e projektit për Realizimin e punëve ndërtimore në përputhje me projektin kryesor për rregullimin e shtratit të lumit Reçicë.

Për intervenimin e rregullimit të shtratit të lumit në Reçicë të Madhe nga buxheti i ministrisë janë siguruar 5,5 milionë denarë- thekësoi ministri Izairi, duke potencuar se ky aktivitet është pjesë e Planit aksional për ballafaqimin e përmbytjeve në Tetovë që është në fazën përfundimtare dhe se me të cilin midis tjerash parashikohet rregullimi i shtratit të l. Pena dhe sanimi i digave. Njëherësh, me mbështjetjen nga USAID-i, duhet që të fillojnë punët e shtratit të lumit në Dobroshtë, si dhe intervenimet projektuese për parandalimin e përmbytjeve të mundshme të ardhshme në f. Shipkovicë.

Kryetarja e komunës së Tetovës Arifi, i shprehi falënderim Ministrisë për mbështetjen e sajë në financimin e disa intervenime infrastrukturore në Tetovë, veçanërisht duke theksuar ndërtimin e sistemit të ri për furnizimin e qytetit me ujë të pastër dhe të shëndetshëm, që është në fazën përfundimtare.
Do të sanohen shtretërit e lumenjëve në Tetovë

Publikuar: 28.03.2016 | 17:02
Lexuar: 1040 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime