E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presim që furnizimi me këto motoçikleta dukshëm të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së dërgesës.
Promovimi i motoçikletave për postierët e Postës së Maqedonisë




Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe kushteve të punës SHA “Posta e Maqedonisë”-Shkup furnizoi 120 motoçikleta tërësisht të pajisura për postierët.

"Motoçikletat janë të parapara për shpërndarjen e dërgesave postare para së gjithash në viset rurale me konfiguracion kodrinor dhe malor si dhe për terene të rafshëta në të cilat postierët kalojnë relacione më të gjata.

Motoçikletat janë me ngjyrë të verdhë, karakteristike për Postën e Maqedonisë, anësh së cilëve janë të vendosur sanduqet për bagazh, e që janë të forcuar në pjesën e pasme të motoçikletës. Kutitë mundësojnë bartjen e dërgesave me peshë maksimale deri 30 kg për sanduk.

Presim që furnizimi me këto motoçikleta dukshëm të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së dërgesës. Me këtë rast drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë theksoi: “Pajisja në vazhdimësi e Postës së Maqedonisë ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve, e që do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që të kemi shfrytëzues të kënaqur dhe me këtë kompani të suksesshme”, thuhet ne kumtesen e Postes se Maqedonise.
Promovimi i motoçikletave për postierët e Postës së Maqedonisë

Publikuar: 30.03.2016 | 18:43
Lexuar: 520 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime