E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përdoruesit e “Twitter”-it vazhdojnë të shpërndajë foton e Trudeau që qëndron në një ekuilibër të jashtzakonshëm me dy duar mbi tryezë, në figurë e disiplinës joga që njihet me emrin “majurasana”.
Kryeministri kanadez Trudeau sfidon atletizimin e Putin











Me sa duket, Vladimir Putin ka gjetur një konkurent të fortë për titullin e liderit më atletik në botë.

Sigurisht që Presidenti rus Putin mund të dalë pa këmishë dhe të vrasë arinj polarë, ndërsa homologu i tij amerikan të kërcejë tango, por interneti po cmendet për një foto të kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, që tregon aftësitë e tij në joga.

Përdoruesit e “Twitter”-it vazhdojnë të shpërndajë foton e Trudeau që qëndron në një ekuilibër të jashtzakonshëm me dy duar mbi tryezë, në figurë e disiplinës joga që njihet me emrin “majurasana”.

Madje Trudeau shfaqet në foto duke qeshur, a thua se gjesti i tij është fare i thjeshtë, ndërsa në të vërtetë bën ziliqarë edhe gjimnastët më eskpertë. Por aftësitë e tij nuk mbarojnë me kaq, pasi Trudeau është një ekspert i slitave me qen, një boksier i sprovuar dhe një lojtar i fortë regbie.

Ai gjithashtu shpesh lundron bashkë me familjen e tij, jo në jahte lukzose, por në kajakë të vegjël.

Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, kryeministri kanadez nuk preferon të puthë apo përqafojë fëmijët e vegjël që takon. Ai preferon që ti mbajë në ekuilibër në duart e tij.
Trudeau sfidon atletizimin e Putin
Trudeau sfidon atletizimin e Putin
Trudeau sfidon atletizimin e Putin
Trudeau sfidon atletizimin e Putin
Trudeau sfidon atletizimin e Putin

Publikuar: 31.03.2016 | 15:11
Lexuar: 583 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime