E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në ceremoninë e shpalljes së fituesve, juria në përbërje: Nafije Zendeli - Ziberi nga Sektori për Arsim në Komunën e Gostivarit, Genta Bekteshi profesorësh e gjuhës shqipe dhe Afrim Goxha profesor universitar, përzgjodhi tre punimet më të mira nga gjithsej 13 punime që kishin arritur të kualifikohen në fazën finale.
U përmbyll projekti “Prezantimi më i suksesshëm për nxënësit e vitit të katërt”, në Gjimnazin e Gostivarit


Dea Muharemi e pozicionuar në vend të parë, Simona Apostoloska në vend të dytë dhe Meulan Neziri në vend të tretë, janë fituesit e garës respektivisht projektit “Prezantimi më i suksesshëm për nxënësit e vitit të katërt”, që u realizua për disa javë me radhë me nxënësit e Gjimnazit të Gostivarit.

Në ceremoninë e shpalljes së fituesve, juria në përbërje: Nafije Zendeli - Ziberi nga Sektori për Arsim në Komunën e Gostivarit, Genta Bekteshi profesorësh e gjuhës shqipe dhe Afrim Goxha profesor universitar, përzgjodhi tre punimet më të mira nga gjithsej 13 punime që kishin arritur të kualifikohen në fazën finale.

Drejtori i Gjimnazit të Gostivari, Xhezi Kameri bëri me dije se në projekt u përfshinë 200 nxënës, në gjysmëfinale u kualifikuan 40 prej tyre, kurse në fazën përfundimtare u përzgjodhën 13 prezantimet më të mira.

Drejtori Kamberi tha se nga gara nuk ka humbës dhe fitues, sepse, çdo pjesëmarrës përfitoi nga eksperienca dhe zgjerimi i njohurive të tyre.

“Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë karakterin garues dhe kreativitein e nxënësve për të nxjerr në pah punimet individuale të tyre, mentorëve si dhe do të afirmohet edhe shkolla si organizator i këtyre aktiviteteve”, tha Kamberi.

Me këtë rast, mirënjohje shprehu për kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta për mbështetjen financiare dhe teknike në realizimin me sukses të këtij projekti mjaftë produktiv.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe koordinatori i Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, Edit Azizi, i cili në emër të kryetarit, Nevzat Bejta përgëzoi nxënësit pjesëmarrës si dhe drejtorinë dhe stafin mësimdhënës për realizimin e këtij projekti.

“Procesi i rregullt edukativo – arsimor është shumë i rëndësishëm dhe ne të gjithë duhet të angazhohemi që ky proces të avancohet dhe të krijojmë kushte sa më të mira. Arsimimi i gjeneratave të reja është shumë i rëndësishëm, sepse gjeneratat e reja janë e ardhmja e shoqërisë sonë. Sa më të edukuar dhe më të përgatitur t’i kemi gjeneratat e reja, e ardhmja e shoqërisë sonë do të jetë më e ndritshme. Por, përveç procesit të rregullt edukativo – arsimor, nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtoria e shkollës duhet të angazhohen edhe për aktivitete të lira, ashtu siç është edhe ky aktivitet që e keni realizuar Ju”, tha Azizi, sipas të cilit, përmes aktiviteteve të lira vijnë në shprehje afinitetet dhe talenti i nxënësve. Aktivitetet e tilla kanë për qëllim që të nxisin karakterin garues dhe kreativitein e nxënësve, duke promovuar punimet e tyre qofshin individuale apo kolektive.

Me këtë rast, u ndanë mirënjohje për të gjithë finalistët e garës, nxënësit e kësaj shkolle që fituan brenda vitit në gara të ndryshme republikane, kuadrin mësimdhënës, si dhe stafin teknik të shkollës.
.
.

Publikuar: 01.04.2016 | 10:59
Lexuar: 747 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime