E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Samitit do t'i paraprijë edhe takimi i kryeministrav të Rusisë dhe Ukrainës Vladimir Putin dhe Julia Timshenko, të cilët do të përpiqen që ta zgjidhin çështjen kontesutese rreth dërgesave të gazit nga Rusia për Ukrainën.
Konferencė ndėrkombėtare pėr krizėn e gazit








Në kryeqytetin e Rusisë sot do të mbahet konferencë ndërkombëtare me përfaqësuesit e shteteve përdoruese të gazit dhe atyre përmes të cilave kalon energjensi, me qëllim që të zgjidhet problemi me ndërprerjen e dërgesës së gazit rus përmes Ukrainës drejt Evropës, i cili vazhdon që nga 6 janari.

Samitit do t'i paraprijë edhe takimi i kryeministrav të Rusisë dhe Ukrainës Vladimir Putin dhe Julia Timshenko, të cilët do të përpiqen që ta zgjidhin çështjen kontesutese rreth dërgesave të gazit nga Rusia për Ukrainën.

Në Kremlin janë thirrur shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve evropiane që janë tëprekur nga kriza e gazit,. Tani për tani ësht e ditur se në samit do të marin pjesë eurokomisari për energjitikë Andris Piebalgs, ministri çek i Energjitikës Martin Riman, vendi i të cilit është kryesuesi aktual me BE-së dhe kryeministrija e Moldavisë Ziniada Greçenaja, njoftojnë mediat ruse.

Presidenti rus Dimitrij Medvedev në samit e ftoi edhe kolegu i tij ukrainas Viktor Jushçenko vendi i të cilit direkt është përfshirë në këtë konteks, ndërsa është ftuar edhe kryministri çek Mirek Topolanek, kryesues me BE-në dhe kryetari i Komisionit evropian Zhoze Manuel Baroso.

Jushçenko e përshëndeti inicitivën por theksoi se takimi nuk duhet të mbahet në Moskë.

Debati kryesor do të mbahet pa praninë e mediave të cilat do të mund të shënojnë vetëm fillimin e hapjes së konferencës.

Pritet që të formohet një konzorcium ndërkombëtar i cili për nevojat e sistemit gazpërçues ukrainas do të blerë gaz motorrik - që është një nga pikat e pazgjidhura në kontestin ruso-ukrainas.

Në Kremlin është paralajmëruar se pas përfundimit të samitit do të mbahet një pres konferencë.

Medvedev duke e arsyestuar iniciativën individuale për mbajtjen e samitit theksoi se thelbin e këtij sesioni nuk e shikon vetëm në zgjidhjen e krizës aktuale të gazit,por edhe në atë që të pengohen të tilla situata në të ardhmen.

Gazi në Evropë tashmë ka dy javë që nuk kalon përmes Ukrainës që në shumë vende solli gjendje të jashtëzakonshme.

Publikuar: 17.01.2009 | 13:07
Lexuar: 504 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime