E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne e kemi pritur me shumë entuziazëm lajmin e zgjedhjes Tuaj për Rektor të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina”, sepse Ju njohim si intelektual dhe humanist i shquar
USHT, telegram urimi me rastin e zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Prishtinës

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti e ka uruar Prof. Dr. Marjan Demën me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës ,,Hasan Prishtina”.

Në urimin e tij, ai i shpreh urimet më të mira për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, me bindjen se ky Universitet, si një institucion i rëndësishëm arsimor, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Marjan Demës do të shndërrohet në një universitetet lider në rajon dhe më gjerë.

“Ne e kemi pritur me shumë entuziazëm lajmin e zgjedhjes Tuaj për Rektor të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina”, sepse Ju njohim si intelektual dhe humanist i shquar. Jemi thellësisht të bindur që Universitetin e Prishtinës do ta shndërroni në një universitet lider në rajon dhe më gjerë.

Urojmë që me ardhjen Tuaj në krye të këtij institucioni kaq të rëndësishëm arsimor dhe shkencor, bashkëpunimi ynë të intensifikohet edhe më fuqishëm, me qëllim që kapacitetet tona të përbashkëta t’i vëmë në shërbim të gjeneratave të reja dhe në avancimin sa më të madh të shoqërisë sonë”, thuhet në telegramin e urimit të Rektorit të USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, drejtuar Rektorit të UP-së, Prof. Dr. Marjan Dema.
USHT, telegram urimi me rastin e zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Prishtinës

Publikuar: 04.04.2016 | 15:36
Lexuar: 698 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime