E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas ambasadores së Francës Lurence Auer, ky kënd do t’ju mundësojë edhe studentëve të këtushëm që të gjejnë literaturë edhe në gjuhën shqipe në faqen e internetit ‘Cultur Teach’.
UT: Mbahet java e Frankofonisë
Prezentuesja – Java e Frankofonisë ka zbarkuar sot në mjesidet e Universitetit të Tetovës. U tha se në këtë mënyrë përmes shkëmbimit të përvojave, por edhe projekteve konkrete, njerëzit njihen më së miri dhe, konform kësaj vendosen edhe ura të bashkëpunimit me gjuhëve e kulturave të ndryshme.

Të ndahet një gjuhë, do të thotë të ndahen vlerat me të cilat shprehet përmes llojllojshmërisë kulturore dhe gjuhësore. Kjo u tha në një tubim të mbajtur në UT në kuadrin e javës së frankofonisë. E pranishme mes studentëve, ambasadorja austriake Renate Kobler tha se në të ardhmen, ky kënd në kuadrin e UT-së do të jetë në shërbim edhe të gjuhës e kulturës franceze.

Sipas ambasadores së Francës Lurence Auer, ky kënd do t’ju mundësojë edhe studentëve të këtushëm që të gjejnë literaturë edhe në gjuhën shqipe në faqen e internetit ‘Cultur Teach’.

Rektori i UT-së, Vullnet Ameti para të pranishmëve deklaroi se mekanizmi kryesor i komunikimit është gjuha dhe përmes saj mund të mësojmë për kulturën apo traditën e popujve të ndryshëm të Evropës dhe të Botës.

Java e Frankofonisë shënohet në më shumë se 70 vende të botës duke ndarë vlerat universale gjegjësisht në 5 kontinente. Gjuha frënge është e 9-ta me radhë më e folura në botë dhe gjuha e 2-të amtare në Bashkimin Evoropian./V.D./
UT: Mbahet java e Frankofonisë
UT: Mbahet java e Frankofonisë
UT: Mbahet java e Frankofonisë
UT: Mbahet java e Frankofonisë
UT: Mbahet java e Frankofonisë
UT: Mbahet java e Frankofonisë
UT: Mbahet java e Frankofonisë

Publikuar: 05.04.2016 | 17:04
Lexuar: 788 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime