E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Anja Loven e gjeti në rrugë, të zhveshur, i mbushur me krimba dhe mezi qëndronte në këmbë.
“E dua si djalin tim”…

Një bamirëse, e cilësuar si engjëll mbrojtës pasi shpëtoi një fëmijë të vogël nigerian, që po vdiste nga uria, ka folur për herë të parë.

Familja e kishte braktisur djalin, pasi mendonte se ishte “shtrigan”.

Anja Loven e gjeti në rrugë, të zhveshur, i mbushur me krimba dhe mezi qëndronte në këmbë.

Anja madje i vendosi edhe një emër shprese: Hope.

Tashmë Hope e ka marrë veten mirë, madje në një kohë të shkurtër.

“Hope është si djali im. E dua më shumë se ç’mund ta përshkruajnë fjalët,” tha ajo për Daily Mail.

“Më ngriu i gjithë trupi kur e pashë. Jam bërë nënë vetë përpara 20 muajsh dhe po mendoja për djalin tim, kur e pashë atë”.

Fëmija u dërgua në spital atë ditë. Mjekët thanë se kishte marrë disa sëmundje në rrugë.

“Po shpresonim të mbijetonte. Por shumë shpejt zbuluam se ai ishte një djalë i fortë. Një luftëtar i vogël”.

Pak ditë pasi Anja kërkoi për ndihmë në botë që të paguheshin kostot mjekësore për shërimin e Hope, ajo mori 1 milionë dollarë donacione.

“Skuadra ime dhe unë jemi të mbushur me gëzim nga dashuria që kemi marrë nga mbarë bota”.

Nuk janë të pakët fëmijët në Afrikë që braktisen nga prindërit e tyre, pasi këta të fundit mendojnë se fëmija është i mallkuar ose shtrigan.
Anja Loven e gjeti në rrugë, të zhveshur, i mbushur me krimba dhe mezi qëndronte në këmbë

Publikuar: 06.04.2016 | 13:50
Lexuar: 756 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime