E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pronari i "Minstroj" Vllkanov porositi se kompania ka përvojë të madhe në fushën e minierës në Bullgari dhe në botë dhe ka miniera në Afrikë, Evropë, madje edhe në Gjermani.


Ministria e Ekonomisë dhe kompania bullgare "Minstrij" sot zyrtarisht e ka nënshkruar Marëveshjen për dhënie nën koncesion të minierave "Zletovë" dhe "Toranicë". pronari i "Minstroj" Nikolaj Vllkanov parlajmëroi se kompania do t'i mbajë në punë të gjithë 1.000 të punësuarit në dy minierat dhe do t'ua paguajë rrogat e papaguara, prodhimtaria në "Zletovë" do të fillojë nga mesi i majit, ndërsa në "Toranicë" disa muaj më vonë.

Në nënshkrimin e Marrëveshjes ishin të pranishëm kryetari i Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vladimir Peshevski, ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Pronari i "Minstroj" Vllkanov porositi se kompania ka përvojë të madhe në fushën e minierës në Bullgari dhe në botë dhe ka miniera në Afrikë, Evropë, madje edhe në Gjermani.

Ai theksoi se ka bashkëpunim të plotë me shtetet dhe komunat si dhe me njerëzit që kanë qenë të punësuar në dy minierat për ristartimin e tyre të suksesshëm.

Kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve, Dimitriev porositi se nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes për koncesion paraqet hap zyrtar drejt ristartimit të dy minierave jashtëzakonisht të rëndësishme për Maqedoninë.

"Akti i sotëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne si Qeveri, por akoma më i rëndësishëm për banorët e Kriva Pallankës, Probishtipit dhe vndbanimeve përreth", theksoi Dimitriev.

Ai theksoi se kompania "Minstroj" është një prej kompanive udhëheqëse në Evropën Lindore në fushën e minierës, e cila posedon koncesion për më shumë miniera dhe ka përvojë në ristartimin e minierave.

Zëvendëskryeministri Peshevski theksoi se kompania "Minstroj" ka ofruar ofertë më të lartë dhe më korrekte në thirrjen publike për dhënie nën koncesion për eksploatimin e lëndëve të para minerale për minierat "Zletovë" dhe "Toranicë".

Ai porositi se kanë gjetur partner të ri serioz dhe cilësor, i cili, siç tha do të kontribuojë për përmirësimin e kushteve për punë në dy minierat.

Ministri i Ekonomisë, Kuçi theksoi se miniera është një nga sektoret kyçe në ekonomi, zhvillimi i së cilës jep efekt të dyfishtë dhe nxit aktivitete ekonomike edhe në sektorë tjerë.

"Koncesioni i ri, me çka do të ristartohen minierat "Zletovë" dhe "Toranicë" do të thotë punë për mbi një mijë persona, ndërsa investitori paralajmëroi edhe punësime shtetë. Kjo është me rëndësi të madhe për komunat, të cilat janë të varura ekonomikisht nga puna e minierave", tha Kuçi dhe shtoi se nga ristartimi do të kenë beneficione Probishtipi, Kriva Pallanka dhe Kratova sepse konform Ligjit për lëndë të para minerale 70 për qind e kompensimit koncesional është për komunat, ndërsa pjesa tjetër shkon në Buxhetin qendror.

Vlerësoi se trendet pozitive në minierë janë vërtetim se Maqedonia lëviz në drejtim të vërtetë dhe theksoi se ndarja e koncesionit të sotëm do të thotë rritje shtesë në minierë, e cila në muajin e kaluar shënon rritje prej 7,9 për qind në krahasim me marsin e vitit të kaluar.

Kjo kompani që punon edhe në korniza internacionale, shtoi Gruevski ka ofruar shumë më të lartë në ankandin elektronik prej rreth 2 milionë eurove për dy koncesionet.
'Minstroj' zyrtarisht i ndërmerr minierat 'Zletovë' dhe Toranicë'

Publikuar: 06.04.2016 | 16:00
Lexuar: 591 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime