E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E nga këto familje mbretërore, ka nga ato që ruajnë me fanatizëm disa tradita të hershme, mes të cilave edhe ajo që një mbret nuk të zgjat dorën.
Një mbret nuk e zgjat dorën kurrë









Në Europë pushtetin e kanë Parlamentet dhe në krye të shtetit disa vende kanë zgjedhur të ruajnë akoma traditën e vjetër, atë të monarkisë ku familja mbretërore nuk përfaqëson më pushtetin absolut, por është më shumë simbolike.

E nga këto familje mbretërore, ka nga ato që ruajnë me fanatizëm disa tradita të hershme, mes të cilave edhe ajo që një mbret nuk të zgjat dorën.

Një e tillë u ruajt edhe nga Mbreti norvegjez, Harald V. Ai ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare. Gjatë pritjes, Matteo Rezni u mundua të tregohej sa më miqësor me mikun mbretëror dhe pas parakalimit tradicional i zgjati dorën, por përballë nuk gjeti të njëjtën gatishmëri.

Mbreti ‘refuzoi’ t’i zgjasë dorën të zotit të shtëpisë, por kjo nuk e pengoi kryeministrin italian që të vazhdojë me protokollin duke e ftuar monarkun në drejtimin të ambienteve ku do të zhvillohej takimi.

Publikuar: 07.04.2016 | 14:52
Lexuar: 592 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime