E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov tha se është veçanërisht i kënaqur nga përmasimi i rezultateve të nxënëseve nga bashkësia shqiptare, edhe pse rrezultatet e para të cilat u kumtuan nuk treguan se për çfarë përqindje bëhet fjalë.
Rezultatet nga matura shtetėrore 2010


Nota mesatare e dhënies së provimit shtetëror në vitin 2010 për të gjitha lëndët eksterne është 2,96. Vitin e kaluar nota mesatare ishte 3 para vënies së bisedimeve, kurse pas tyre përfundimtare ishte 3,11. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës shtetërore për testim, të cilët në konferencën për mediat i kumtuan rezultatet preliminare nga matura shtetërore e sivjetme, në krahasim me dy vitet e kaluara ka pasur përmisim në arritjen e nxënësve në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikës.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov tha se është veçanërisht i kënaqur nga përmasimi i rezultateve të nxënëseve nga bashkësia shqiptare, edhe pse rrezultatet e para të cilat u kumtuan nuk treguan se për çfarë përqindje bëhet fjalë.

Është kumtuar përqindje përmbledhëse e gjuhëve amtare (maqedonisht, shqip dhe turqisht), sipas të cilave nuk kanë dhënë provimin 4,1 për qind nga gjithë nxënësit. Pjesa më e madhe e nxënësve (42,5 për qind) gjuhë amtare kanë kaluar me notën 3. Për këtë lëndë kufiri (pikët minimum për dhënien e provimit) këtë vit është 40 në vend të 42 të vitit të kaluar, kurse pikët maksimale janë 100.

Todorov tha se përmirësim vërehet edhe nga rezultatet nga lënda e matematikës themelore dhe matematika në nivel të përparuar. Përkundër 2,52 nga viti i kaluar, nota mesatare në matematikën e nivelit themelor këtë vit është 2,64.

Por, në gjuhët e huaja është vërejtur rënie. Sipas Todorov, rezultatet më të dobëta në gjuhët e huaja për shkak të kontrollit më të rreptë të nxënësve dhe pamundësisë ato të kopjojnë.

Në lëndën e estetikës ka rënie 4 për qind të maturantëve, kurse testin nga filozofia nuk e kanë dhënë 4,8 kandidatë.

Maturantët të cilët nuk kanë dhënë provimin e maturës në qershor apo nga ndonjë arsye e kanë lëshuar testimin apo ato të cilët në qershor nuk e kanë arritur afatet për shkak të provimit përmirësues, mund të japin provimin në afatin e gushtit nëse përpara janë paraqitur për provimin e maturës. Provimet eksterne në afatin e ardhshëm do të jenë në 14-të dhe 16-të gusht.

Rezultatet preliminare do të publikohen më 13 korrik në mesditë në tabelat e gjitha shkollave të mesme dhe ueb faqen www.matura.gov.mk.

Publikuar: 09.07.2010 | 20:59
Lexuar: 1310 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
paola pitushi (19/07/2010 15:00:35) koi im eshte 1022830 cila eshte nota ime
julian (14/10/2011 20:47:38) hi

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime