E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përpara precipitimit të situatës, në muajin maj, gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar se ngritja e flamurit kombëtar shqiptar, rrezikonte sovranitetin e Maqedonisë. Një muaj më pas kuvendi miratoi ligjin për kufizimin e përdorimit të flamujve të nacionaliteteve.
Gostivari pėrkujton ngjarjet e pėrgjakshme tė ’97-tės













Pamjet e 9 korrikut të 1997, nuk janë shuar nga kujtesa e popullit të Gostivarit. Viktimat e asaj ngjarje, kujtohen sot në 13 vjetorin e saj. Ngritja e flamurit kombëtar shqiptar para komunës së Gostivarit dhe Tetovës, në atë kohë të drejtuara nga Rufi Osmani dhe Alajdin Demiri, ngjalli reagimet e palës maqedonase.

Përpara precipitimit të situatës, në muajin maj, gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar se ngritja e flamurit kombëtar shqiptar, rrezikonte sovranitetin e Maqedonisë. Një muaj më pas kuvendi miratoi ligjin për kufizimin e përdorimit të flamujve të nacionaliteteve.

Pas shkuljes së flamurit kombëtar shqiptar në orën 01:30 të natës së 9 korrikut, popullata u zgjua në protesta paqësore. Por marshimi i qytetarëve të Gostivarit u shtyp me dhunë, dhe përfundoi me tri viktima...

Sot, në 13 vjetorin e kësaj masakre, ish kryetarët e dy komunave kujtojnë viktimat. Sipas tyre, falja që kërkoi Cërvenkovski nuk e amniston atë nga dhuna e asaj dite.

“...Plagët e ’97-ës vazhdojnë të jenë të gjalla dhe të freskëta edhe sot, sepse në masë të gjithë ne nuk kemi arritur që të bëjmë një rehabilitim politik e kombëtarë të kësaj ndodhie të veçantë, ndodhi e cila më pas prodhoi edhe shumë fenomene që karakterizuan historinë më të re të shqiptarëve të Maqedonisë.

Ai që ekzekutoi dhunën në ’97-ën, Branko Cërvenkovski, ndërkohë, kuptoi gabimin, kërkoi falje, mirëpo kjo është e pamjaftueshme për të kompensuar gjithë atë dëm që ishte njerëzor shpirtëror e material që iu bë shqiptarëve”, deklaroi Rufi Osmani, kryetar i komunës së Gostivarit.

“Natën kur u legalizua përdorimi i ligjit u sulmuan komunat e Gostivarit e Tetovës, me qëllim që të disiplinohen e terrorizohen shqiptarët, me qëllim që në të ardhmen të disiplinohen dhe mos të kenë kërkesa të këtilla.

Unë mendoj se kjo është zanafilla e konfliktit të armatosur që më vonë në konfliktin e 2001 eskaloi në Maqedoni, dhe ky kontest ende sot e kësaj ditë është i pazgjidhur dhe me siguri, Maqedonia do jetë shtet stabil dhe demokratik atëherë kur do zgjidhet ky kontest”, theksoi Alajdin Demiri, ish-kryetar i komunës së Tetovës.

Pjesëmarrësit e kësaj ngjarje, ende ruajnë të freskëta kujtimet dhe skenarin e hidhur të rrahjeve dhe keqtrajtimeve nga forcat e sigurimit të Maqedonisë.

“Pasojat e asaj ishin shumë të rënda për arsye se intervenimi brutal policor më pas edhe procesi i montuar gjyqësor, ishin në vazhdën e dhunës institucionale ndaj shqiptarëve”, shprehet Nuri Bajrami, gazetar i demonstratave të 1997-tës.

“Përjetuam diçka që s’mund ta harrojmë asnjëherë nga më e keqja, dhe kjo do jetë përjetim i përhershëm nuk do harrohet kurrë”, tha Jusuf Iseini, pjesëmarrës i demonstratave.

Komuna e Gostivarit së shpejti do ta zyrtarizojë këtë ditë përkujtimore. Rufi Osmani e bëri premtimin përpara qytetarëve, pjesëmarrës në homazhet pranë varreve të dëshmorëve të 9 korrikut.

Bashkim Sulejmani

Publikuar: 10.07.2010 | 00:42
Lexuar: 789 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime