E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga BPRM-ja theksojnë se bankat kanë infrastrukturë të mirë, respektivisht sistemet për parandalim të larjes së parave dhe se nëse ato funksionojnë nuk ka mundësi të kalojë ndonjë transaksion i pavërejtur.
BPRM: Bankat në Maqedoni kanë sistem të mirë për parandalim të pastrimit të parave


Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë bson në sistemnin për kontroll të bankave. Deri më tani nuk ka konstatime për veprime ilgale, por nga BPRM-ja konsiderojnë se nëse ka indikacione për ndonjë llogari të dyshimtë nga Maqedonia në Panama në kontrollet e ardhshme që i kryejnë do t'i kushtohet më shumë vëmendje dhe do të merren parasysh ato transaksione në ekzemplarin reprezentues.

Nga BPRM-ja theksojnë se bankat kanë infrastrukturë të mirë, respektivisht sistemet për parandalim të larjes së parave dhe se nëse ato funksionojnë nuk ka mundësi të kalojë ndonjë transaksion i pavërejtur.

BPRM-ja bën një herë në vit kontroll të rregullt të ekzemplarit reprezentativ në bankat, në të cilin merren parasysh edhe transaksionet e mëdha, ndërsa në bazë të kontrolleve të zbauara të ekzemplarëve thonë se transkasionet janë në rregull.

Sqarojnë se detyra e Bankës Popullore është që të përcjellë se bankat kanë sisteme të mira për parandalimin e larjes së parave, ndërsa veprimi rreth transaksioneve të dyshimta nëse ekzistojnë i takon Drejtorisë për Zbulim Financiar.

BPRM nuk ka statistikë sa të tilla janë paraqitur dhe kjo është gjendja dinamike që ndërrohet.

Nëse kompetentë vërejnë se ka veprime ilegale tek bankat, atëherë BPRM-ja në kuadër të kompetencave të saj ndërmerr masa rigoroze.

BPRM ka komunikim me institucionet kompetente dhe besojnë në punën e tyre që bazohet në standardet ndërkombëtare.

Publikuar: 11.04.2016 | 16:21
Lexuar: 766 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime