E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fokus të takimit të sotshëm ishte ideja e themelimit të Zyrës për Bashkëpunim Rinor Rajonal mes vendeve të Ballkanit Perendimor.
Ministri Lutfiu dhe zv ministri Pollozhani takojnë përfaqësuesin e zyrës Franko-Gjermane
Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Pishtar Lutfiu, gjatë ditës së sotshme, i shoqëruar nga zv.Ministri i Transportit dhe Lidhjes, Faton Pollozhani realizuam takim të frytshëm pune me përfaqësuesin e Zyrës Franko-Gjermane për Bashkëpunim Rinor z.Frank Morawietz.

Në fokus të takimit të sotshëm ishte ideja e themelimit të Zyrës për Bashkëpunim Rinor Rajonal mes vendeve të Ballkanit Perendimor.

Z.Morawietz në cilësinë e moderatorit të takimeve të grupeve punuese të cilat punojnë në konkretizimin e idesë për themelimin e Zyrës për Bashkëpunim Rinor Rajonal,n’a informoi detalisht për gjithë procesin që nga zanafilla e vetë iniciativës për themelimin e kësaj zyre, e më pastaj për gjithë vijueshmërinë e procesit. Z.Morawietz kërkoi mbështetjen tonë për përmbylljen me sukses të këtij proekti shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Ballkanit.

Nga ana jonë shprehëm gatishmërinë për mbështetjen e fuqishme të kësaj iniciative dhe informova z.Morawietz se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka qënë pranë këtij procesi që nga fillimi i tij dhe do vazhdoj të jetë gjithmonë pranë, me qëllim të edukimit sa më cilësor të brezave të rinjë. Në përfundim të takimit me kënaqësi pranova ftesën për pjesmarrjen e konferencës që do realizoj Zyra Franko-Gjermane në Shkup në fund të këtij muaji për të promovuar idenë e bashkëpunimit sa më të fuqishëm rajonal mes të rijnve.

Publikuar: 12.04.2016 | 11:50
Lexuar: 597 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime