E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ata morën licencën për ta bërë vend nudistësh tokën e tyre dhe që nga ajo kohë aty vijnë për pushime familje nga Gjermania dhe Holanda.
Fshati ku qëndrimi nudo është detyrim







Turistë nga e gjithë bota po dynden në një fshat të vogël bregdetar në Francë, aty ku është me detyrim të qëndrosh krejtësisht nudo. Cap d’Age është një magnet për nudistët dhe gjatë muajve të verës popullsia e tij shkon në 40 000 lakuriqë.

Në këtë fshat ka madje edhe një bankë, parukier dhe supermarket nudistësh. Por, si u kthye ky qoshk francez në kryeqendrën botërore të verës? Në vitet ’50, Franca po merrte veten nga Lufta e Dytë Botërore. Kur familja Oltra që rriste ullinj pa se si njerëzit nudo “pushtuan” tokën e tyre, vendosën të përfitonin nga rasti.

Ata morën licencën për ta bërë vend nudistësh tokën e tyre dhe që nga ajo kohë aty vijnë për pushime familje nga Gjermania dhe Holanda.

Kur disa pushues ndërtuan shtëpi dhe nisën të jetonin në zonë gjatë gjithë vitit, lindi qyteza.

Për të hyrë në Cap D’Age, duhet të paguash rreth 10 euro dhe më pas të zhvishesh. Duhet të zhvishesh me patjetër pasi në këtë vend është e detyrueshme të rrish nudo. Vetëm në darkë, kur freskon koha të gjithë vishen.
Fshati ku qëndrimi nudo është detyrim
Fshati ku qëndrimi nudo është detyrim
Fshati ku qëndrimi nudo është detyrim
Fshati ku qëndrimi nudo është detyrim

Publikuar: 12.04.2016 | 14:04
Lexuar: 797 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime