E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hulumtimi dhe analizat e marra nga ana e LFSH-së treguan se trangujt e importuar nga Shqipëria përmbajnë dyfish më tepër pesticide se sa që lejohet, përkatësisht koncentrim të substancës aktive Metalaxyl, e cila është helmuese", deklaroi sot Ljupço Nikollovski.
Nikollovski: Tranguj e importuar nga Shqipëria me dyfish pesticide nga e lejuara


Ljupço Nikollovski, zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot akuzoi se institucionet nuk e kanë kryer funksionin dhe kanë lejuar import të trangujve nga Shqipëria të cilët përmbajnë pesticide dyfish më tepër se sa që lejohet.

"Javën e kaluar, me kërkesë të konsumatorëve dhe kopshtarëve vendor, në Laboratorin fitosanitar shtetëror parashtruam kampion nga trangujt e importuar, të prodhuar në rajonin Lushnjë të Shqipërisë, të blera në Tregun me shumicë, në mënyrë që të hulumtohet prania e pesticideve. Rezultatet i morëm, ndërsa ato janë shqetësuese dhe alarmuese. Hulumtimi dhe analizat e marra nga ana e LFSH-së treguan se trangujt e importuar nga Shqipëria përmbajnë dyfish më tepër pesticide se sa që lejohet, përkatësisht koncentrim të substancës aktive Metalaxyl, e cila është helmuese", deklaroi sot Ljupço Nikollovski.

Të dhënat për importuesin, eksportuesin dhe të dhëna të tjera relevante, shtoi, do të parashtrohen zyrtarisht në institucionet kompetente për procesim të mëtutjeshëm në pajtim me dispozitat ligjire me të cilat trajtohet siguria dhe shëndeti i njerëzve nga kontaminimi me ushqim.

"Mbetet e hapur çështja se përse ka fshehur kontrolli gjatë importit dhe kush ka lejuar që këto tranguj të helmuar të përfundojnë në tregun vendor. Nëse të gjitha ndërmarrjet importuese kontrollohen njejt[ dhe si konsumatorët të kenë besim në institucionet të cilat i paguajnë", theksoi zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Publikuar: 12.04.2016 | 15:18
Lexuar: 781 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime