E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Ristovskit, në disa shkolla ka nevojë për angazhimin e një defektologu, në disa dy, por ka edhe të tilla ku do të ketë nevojë për tre defektologë.
Angazhim i 74 defektologëve në shkollat fillore dhe 57 në shkollat e mesme


Shkup, 12 prill 2016 (MIA) - Nga 131 defektologët e planifikuar për angazhim në shkollat nga 1 shtatori i këtij viti, 74 do të jenë në arsimin fillor, ndërsa 57 në arsimin e mesëm, informoi sot zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.

Vendimi që u soll javën e kaluar në seancën e rregullt qeveritare, siç sqaroi, vlen për të gjitha shkollat që e kanë njoftuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) se kanë nevojë për kuadër të tillë, për shkak se një numër të caktuar të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore të cilëve u nevojitet ndihmë dhe mbështetje e duhur profesionale për zhvillim dhe vijim të drejtë të arsimimit.

Zgjedhja e defektologëve, theksoi Ristevski, do të realizohet në mënyrë transparente, përmes konkurseve publike për punësim, të cilët do të publikohen me faza, me informacione të detajuara për kushtet dhe kriteret për aplikim dhe sigurim të angazhimit të duhur punues. MASH, siç theksoi, veç më ka filluar me distribuimin e pajtueshmërive deri te shkollat dhe duke e pas parasysh atë se shkollat janë të decentralizuara, procedurën e plotë për angazhim do të duhet ta realizojë komuna përkatëse.

Sipas Ristovskit, në disa shkolla ka nevojë për angazhimin e një defektologu, në disa dy, por ka edhe të tilla ku do të ketë nevojë për tre defektologë.

Publikuar: 12.04.2016 | 15:30
Lexuar: 701 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime