E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Këtu në qendrën tonë në repartin e kirurgjisë janë të hospitalizuar dhjetë persona që janë nga ndeshja e djeshme ndërsa katër persona janë transportuar në klinikat e Shkupit.
Aksidenti në Gostivar, 13 vjeçarja lufton për jetën
jendja shëndetësore e vajzës 13 vjeçare e lënduar në aksidentin e një dite më parë në Gostivar vazhdon të jetë e rëndë. Ajo mori lëndime në kokë. Në Klinikën e Shkupit po mbahen edhe tre persona tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dhjetë persona tjerë janë lëshuar për kurim shtëpiak.

“Këtu në qendrën tonë në repartin e kirurgjisë janë të hospitalizuar dhjetë persona që janë nga ndeshja e djeshme ndërsa katër persona janë transportuar në klinikat e Shkupit.

Pasi është konstatuar gjendja e tyre e qëndrueshme konsiliumi i mjekëve të repartit sot në mbledhjen e mëngjesit vendosi që të njëjtët të lëshohen në shtëpi me terapi adekuate dhe me këshilla që për rast nevoje të konsultohen sërish këtu me repartin e kirurgjisë ose në spitalin tonë të përgjithshëm”, deklaroi kirurgu Jakup Jakupi.

Drejtuesi i furgonit, Kasam Meturshi, thotë se nga momenti kritik i kujtohet vetëm çasti kur i ndokush i ka dalë në rrugë. Ngjarja nuk iu kujtohet si duhet as edhe fëmijëve të aksidentuar.
Ndërkohë që familjarët, edhe pse të mërzitur, solidarizohen me vozitësin.

“Me ju thanë drejt nuk di të ju sqaroj gjë, nuk jam mirë në vetëdije, e kam humb pak vetëdijen”, u shpreh vozitësi i fugonit, kasam Metushi.
A ua preu rrugën dikush?
“Po ashtu disi edhe rrugët e ngushta”
“Na doli një makinë para dhe u rrokullis fugoni”, tha një fëmijë.

“Unë nuk kam pa gjë, vetëm kur u rrokullisëm, kam kraharorin shpinën dhe këmbët e lënduara”, u shpreh një tjetër fëmijë.

“Kam marr lëndime në këmbë dhe kraharor. Ndodhi në kthesë, vetura i preu rrugën dhe u rrokullisëm pastaj humba vetëdijen”, tha një fëmijë tjetër.

“Çka të bësh nuk ka dashur ta bëj njeriu, këtë e kam djalë të vëllait atë që është më rëndë në Shkup e kam vajzë të vëllait, ma tregoni një njeri që donë të mbys fëmijët”, u shpreh një familjar.

Nga SPB-ja e Gostivarit thanë se deri tek aksidenti ka ardhur nga shpejtësia jo adekuate për atë rrugë.
“Sipas informacioneve të para, shkak i aksidentit është shpejtësia jo adekuatë sipas kushteve të rrugës “, deklaroi zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifoski.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se presin raportin zyrtar të organeve të hetuesisë, ndërkohë premtojnë ndihmë për të aksidentuarit.

“ Pasi që të vij vendimi i prerë nga organet kompetente, ne si komunë do shqyrtojmë rastin dhe do veprojmë në bazë të ligjit”, tha Edit Azizi, përgjegjës i sektorit për arsim në komunën e Gostivarit.
Furgoni ka qenë i angazhuar nga Komuna e Gostivarit për transportin e nxënësve, por nuk dihet se si në atë furgon janë gjetur edhe dy persona të moshës 70 vjeçare, të cilët gjithashtu gjenden për kurim në Klinikën e Shkupit.
Bashkim Sulejmani

Publikuar: 12.04.2016 | 16:26
Lexuar: 828 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime