E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Në Europë janë dy të çmendur, që po shqetësojnë mbarë botën- Hitleri dhe Mussolini. Në Europë janë edhe dy budallenj që po flenë- Chamberlain dhe Daladier”.”
Ahmet Zogu: Europa ka dy budallenj që po flenë gjumë…










Kjo që shihni në foto është kopertina e gazetës së njohur amerikane, San Francisco Chronicle.

Në edicionin e saj të datës 10 prill 1939, pak ditë pasi Italia fashiste kishte pushtuar Shqipërinë dhe mbreti Zog ishte larguar në mërgim, ajo i kushtonte një prej kryeartikujve të saj pikërisht mbretit Zog.

“Zogu thotë: “Europa ka dy budallenj, dy të çmendur”. Zogu është mbreti në mërgim i Shqipërisë, që nuk i mban për vete opinionet e tij.

“Në Europë janë dy të çmendur, që po shqetësojnë mbarë botën- Hitleri dhe Mussolini. Në Europë janë edhe dy budallenj që po flenë- Chamberlain dhe Daladier”.”

Ky është paragrafi i publikuar nga gazeta, ku Zogu i referohet dy diktatorëve, atij gjerman dhe atij italian, ndërsa për ‘budallenjtë që po flenë gjumë’, i referohet kryeministrave të Britanisë dhe Francës.

Publikuar: 12.04.2016 | 16:47
Lexuar: 645 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime