E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Jam gjysëm shqiptare e Kosovës”, fillon rrëfimin e saj në një intervistë për “Panorama plus”, këngëtarja dhe modelja e famshme në Gjermani Marigona Capristo Grace. “Nëna ime është gjysëm itakiddy contestliane dhe gjysëm gjermane”, thekson ajo duke treguar se edhe pse mban mbiemrin e nënës ajo ndihet shqiptare. Së bashku me dy vajza tjera ka fituar vendin e parë në eventin ku vite më parë fitoj edhe Miriam Cani. Ishte fanse e Miriamit ndërsa tash njihet në gjithë Europën. Për të njohur më shumë dhe ne shqiptarët, flet për lexuesit tanë Marigona…
Marigona, shqiptarja e famshme nė Gjermani si kėngėtare dhe modele
















Ka formuar grupin "Monrose" që po bën boom në Europë si dhe është zgjedhur “Sexiest Woman in the World FHM Germany”

Blerand Rexhepi

Marigona ti tashmë je një ndër shqiptaret e famshme në Gjermani dhe mbarë botën, tek ne shumë pak dinë për juve. Na thuaj diçka më shumë rreth vetes?
Pra unë kam lindur në Gjermani dhe vazhdoj të jetoj këtu. Babi im vjen nga Kosova nga qyteti i bukur i Pejës. Merem me muzikë dhe modelizëm, jam 20 vjeçare.

Në moshën 6 vjeçare ke marë çmimin e parë tek “Kiddy Contest”. Na thuaj çfarë evenimenti është dhe çfarë tjetër fitove nga ky spektakël?
Në “Kiddy Contest” mësuesi im më kishte sugjeruar të mar pjesë në këtë festival për fëmijë që mbahet në Austri dhe që ndiqet në të gjitha vendet gjermano-folëse edhe aty u vlerësova me vendin e parë. Pasi mora vendin e parë kam ralizuar me ta një album për fëmijë që kryesoi pastaj vendet e para të toplistave. Fitorja në këtë festival për mua ishe edhe akoma është dita më e lumtur e jetës time.

Jeton dhe vepron në Gjermani, të mungon vendlindja, e viziton ndonjëherë?
Të them të drejtën më mugon shumë por fatkeqësisht afër 4 vite s’kam qenë aty për shkak të angazhimeve të mia, por këtë vit do ti vizitoj të gjitha trojet shqiptare duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni etj.

Marigona


Më vonë kur u berë 16 vjeçe je paraqitur tek “Popstars”, ku së bashku me dy vajza të tjera keni fituar vendin e parë. Kush janë ato dy koleget tua të grupit?
Aty mora pjesë nën moshën 16 vjeçare, ku ishin mbi 30 mijë konkurentë dhe artistë, arrita të shkoj në finale dhe publiku më votoj që unë të jem në band së bashku me dy shoqet e mia, Senna edhe Bahar. Grupi mban emrin “Monrose”, ndërsa kënga me të cilën fituam titullohej “Shame”. Siç e ceka më parë mesuesi im ishte ai që e zbuloj talentim tim dhe më ka përkrahur deri në maximum. Unë jam një njeri që kur ëndëroj diçka, punoj deri sa të ralizohet ëndëra ime.


Tashmë keni edituar katër albume me grupin “Monrose”. Si është të punosh me producentë gjerman?
Puna është shumë e lehtë. Pruducenti jonë është Mikkel Remee Sigvardt. Është shumë i mirë pasi pa ndihmën e tij ne nuk do kishim bërë asgjë pasi ka shumë “castingsband” që ralizojnë vetëm nga një këngë dhe nuk ralizojnë më asgjë. Merita më e madhe për sukseset tona i mer menaxherja jonë Joey dhe producenti. Është pak e vështirë them të drejtën pasi çdo ditë ushtrojmë dhe punojmë por në fund i’a vlen.

Marigona


Kush përkujdeset për klipet që i realizoni atje dhe sa janë të shtrejtë ato?
Për videoklipet tona përkujdeset menaxherja, ajo më së shumti meret me këto gjera dhe i përzgjedh pruduksionet me të cilët duhet të bashkëpunojmë, ne vetë i’a tregojmë disa ide tona edhe ajo i përpunon me ta, ndërsa sa për çmim nuk di shumë sigurtë as unë pasi nuk merem me këto gjëra.

Është po i njejti eveniment që ka fituar edhe Miriam Cani?
Po është event i njejtë.

Ke takuar ndonjëherë Miriamin?
Po, dhe kam qenë një fanse e madhe e saj, por fatkeqësisht grupi i tyre nuk egziston më. Ajo tashmë nuk ka shumë angazhime në Gjermani
Po ndonjë producent apo kompozitor shqiptar të ka ofruar bashkpunim?
Kam shumë oferta, por shpresoj që në të ardhmen të punoj me Behxhet Hazirin dhe “Max production”.

Bëra një kërkim dhe pashë që klipet e grupit tënd qenkan shumë të klikuara, ndërsa në Kosovë dhe në Shqipëri shumë pak të njohin. Si mendon nuk të duhet afirmimi tek ne apo nuk të është dhënë rasti të tregosh talentin?
Sa i përket Kosovës dhe Shqipërisë e kam vërejtur situatën si shkon atje dhe puna në muzikë nuk më ka pëlqyer edhe aq shumë, për këtë shkak kam qenë pak indiferente...

Marigona


Përveç muzikës, ju mereni edhe me modelizëm. Kush ju ndihmon në këtë drejtim?
Unë kam edhe një kontratë me “Lousisa models”, Peyman Amin edhe Günther Klum, babai i Heidi Klum më ka ndihmuar shumë, por kam dhe shumë oferta, them që nga 5 në ditë vijnë në adresën time.

Në vitin 2009, ju jeni zgjedhur “Sexiest Woman in the World FHM” – Germany! Vazhdoni të mbani akoma këtë titull, dhe na thuaj diçka më shumë rreth këtyre aktiviteteve…
Revista “FHM” e bën çdo vit një përzgjedhje të të gjitha femrave në botë dhe gjithë kanë drejtë vote pasi është onlinë, ku në vitin 2009 u shpalla unë “Sexiest Ëoman in the Ëorld”. Ishte një ndjenjë shumë e mirë pasi besoj se çdo femër ka dëshirë të nderohet kështu. Këtë vit unë jam përsëri në konkurim me numrin 15.

Marigona


Do ishit larguar ndonjëherë nga Gjermani për të vazhduar karierën në vendlindje?
Të them të drejtën nuk dua të largohem nga Gjermania, duke mos lënë anash që në një të ardhme të punoj dhe në Kosovë e Shqipëri.

Momentalisht me çfarë jeni të preokupuar?
Momentalisht kemi disa koncerte këtu në Europë edhe disa projekte të tjera që nuk është e lejueshme të flas për to...

Ku do ti kaloni pushimet verore?
Këtë vit jam për rreth një muaj në Mallorca, më pëlqen shumë ai vend me bukuritë natyrore, ndihem shumë e lirë aty edhe rehat pasi për momentin jam duke e ndërtuar një vilë në këtë vend. Ndërsa në gusht shpresoj që të vizitoj të gjitha vendet shqipfolëse dhe të shiqoj si është atje jeta.

Marigona

Publikuar: 10.07.2010 | 02:32
Lexuar: 2415 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
kastriot begaj (21/08/2010 21:40:09) pom vjen mir si ni qik nga kosova te jet efamshme ne gjermani nuk di shka me shtu ma shum veq urim eishall behsh mamir ne bot qau
gjelbrona gashi (27/08/2010 05:26:22) veqqq kush flet nga inatiii se qenkee bukurosheeee. suksese me tutjeee
viktori (30/08/2010 18:38:08) skam qka me fol ma shum veq qka e prishi urime edhe veq vazhdo perpera ferfekt je
gashi (31/08/2010 15:11:02) RRENA KREJT!
kjo e ka emrin Mandy Capristo edhe Mamin e ka German edhe babin prej Italies .

kqrne ktu

[Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]
QLIRIM KAVAJA (01/06/2011 23:13:44) une personalisht jom shummmmmmmmmmmm i gezuar qe nje femer shqiptare ose gjyem shqiptare te jet e famshme ose kengetare ne gjermani ok kaq per mendimin tim vetem vagjdo perpara bukuroshe tungi
kastrioti (23/08/2011 21:06:04) hej tuna a je mir
kastrioti (23/08/2011 21:13:58) tung shpirt se ishe fort valla per bes shum saksi ishe ti oj zemer qoma imellen tane me prenu ok shpirt tung te duaaa shummmmmmmmmm

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime