E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky projekt është me vlerë prej 6 milionë denarë prej të cilave Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor siguroi 3 milionë denarë.
U nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në f.Sllupçan
Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe kryetari i komunës së Likovës Sadulla Duraku, e nënshkruajtën marrëveshjen për bashkëfinacimin e projektit:

“Ndërtimi i një pjese të rrjetit të kanalizimit në v.b Sllupçan, k. e Likovës”.

Me ndërtimin e pjesëve të rrjetit të kanalizimit, sipas fjalëve të ministrit Ameti, do të sigurohet infrastruktura themelore e nevojshme jo vetëm për një jetesë më cilësore të banorëve të kësaj komune por edhe për një mbrojtje më të mirë të mjedisit jetësor.

Ky projekt është me vlerë prej 6 milionë denarë prej të cilave Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor siguroi 3 milionë denarë.

I njëjti duhet që të përfundojë në afat prej 12 muajve.

Publikuar: 13.04.2016 | 16:10
Lexuar: 1785 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime