E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shpresoj se javën tjetër përsëri do të vijnë për informacione më zyrtare.
Investitorë nga Turqia të interesuar për hotele në Ohër








Investitorët nga Turqia janë të interesuar për ndërtimin e hoteleve të reja dhe modernizimin e hoteleve ekzistuese në rajonin e Ohrit dhe të Strugës.

Siç njoftoi sot kryetari i Odës Turistike - Hotelierike në kuadër të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) Arkan Kerim, disa prej tyre tashmë e kanë vizituar Maqedoninë, ndërsa të tjerët kanë paralajmëruar të vijnë muajin e ardhshëm.

"Javën e kaluar investitorët turq i vizituan pesë hotele në Ohër dhe me tre tashmë kanë letër të qëllimeve. Shpresoj se javën tjetër përsëri do të vijnë për informacione më zyrtare.

Kemi paralajmërim se muajin e ardhshëm do të vijnë edhe investitorë të tjerë të interesuar për ndërtimin e hoteleve të reja apo rinovimin e disa prej hoteleve ekzistuese", tha Kerim në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

LOE: Maqedonia të punojë në turistët vendorë

Nëse shteti i heqë subvencionet, hotelierët e Maqedonisë nuk janë të gatshëm të ekzistojnë. Nuk investojnë asgjë. Nuk kanë spa qendra, sauna, klube fitnesi,..., dhomat nuk janë rinovuar. Për këtë arsye turistët vendor gjithnjë e më tepër shkojnë në Greqi dhe Bullgari, në vend se në Ohër, Strugë, Mavrovë, Kodër të Diellit...

Ky është vlerësimi i Odës Turistike-Hotelierike pranë Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE) e cila edhe më tej mbetet në nismën që agjencitë turistike të deponojnë garancë prej 100.000 euro nëse dëshirojnë ta rrisin besimin tek qytetarët.

Oda, ndërkaq, pret që numri i turistëve këtë vit të jetë më i madh nga viti i kaluar për 10 deri 15 për qind dhe atë, siç theksoi kryetari i saj Arkan Kerim, tashmë po realizohet, ndërsa e konfirmojnë edhe numrat nga muajt e parë.

"Maqedonia duhet ta rrisë cilësinë e shërbimeve turistike, por edhe seriozisht të punojë në tërjeqjen e mysafirëve vendor. Hotelet tona, konkretisht në Ohër, nuk investojnë në asgjë. Nuk kanë spa qendra, sauna, klube fitnesi,..., dhomat nuk janë rinovuar. Nuk mundet ashtu. Këtë do ta tregojë edhe festa në vijim, Një Maji, kur 150.000 - 200.000 qytetarë të Maqedonisë do të shkojnë në Greqi", tha Kerim sot në konferencën për shtyp.

Në këtë kontekst përkujtoi se vitin e kaluar 470.000 turistë nga Maqedonia ishin në Bullgari, në vend se të shkojnë në ndonjërën nga qendrat tona turistike.

Kërkesa për dhënie të garancës bankare prej 100.000 eurove në Minsitrinë e Ekonomisë ështl marrë parasysh dhe pritet, theksoi Kerim, në kohë sa më të shpejtë, para sezonit veror, të miratohet.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, theksoi se edhe tensionimet më të vogla nlë vend, reflektojnë keq ndaj turizmit, shumë lehtë ndikojnë në mysafirët e huaj gjatë zgjedhjes së destinacioneve.

Problemi i turizmit të Maqedonisë edhe mët ej është mungesa e kuadrit të kualifikuar për çka Oda propozon hapje të shkollave të reja profesionale dhe sigurim të trajnimeve shtesë nga ana e hotelirikëve. Sektori, si një nga sektorët me zhvillim më të shpejtë në ekonomi, do të duhet të adaptohet edhe në trendin më të ri botëror - digjitalizimin, i cili parasheh prenotimin përmes telefonave celular edhe pse kjo, sipas LOE-së, është investim shumë i shtrenjtë.

Publikuar: 13.04.2016 | 16:22
Lexuar: 1951 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime