E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për 15 ditë qëndrimi një veturë me targa të huaj në Kosovë paguan policën e sigurimit prej 50 eurosh, për gjashtë muaj kushton 250 euro, kurse polica e sigurimit për një vit kushton 530 euro. Autobusët të cilët hynë në Kosovë për 15 ditë duhet të paguajnë hiç më pak se 290 euro, për gjashtë muaj 1.520 euro, kurse një vit një autobusi qëndrimi në Kosovë i kushton 3.230 euro.
“Plaēkitet” diaspora









Mërgimtaret që jetojnë në vende të ndryshme të botës vazhdojnë edhe më tej të “plaçkiten” nga shteti më të hyrë në Kosovë. Secili person qe vjen nga diaspora, në momentin kur vjen në Kosovë më veturë është i obliguar që të paguajë policën e sigurimit, edhe nëse ka sigurim nga vendi që ai vjen. Sigurimet e vendeve të tjera nuk vlejnë në territorin e Republikës e Kosovës.

Për 15 ditë qëndrimi një veturë me targa të huaj në Kosovë paguan policën e sigurimit prej 50 eurosh, për gjashtë muaj kushton 250 euro, kurse polica e sigurimit për një vit kushton 530 euro. Autobusët të cilët hynë në Kosovë për 15 ditë duhet të paguajnë hiç më pak se 290 euro, për gjashtë muaj 1.520 euro, kurse një vit një autobusi qëndrimi në Kosovë i kushton 3.230 euro.

Këto çmime nga bashkatdhetarët të cilët e vizitojnë shpesh Kosovën konsiderohen si shumë të larta. Para pakë kohësh Mustafë Jashari, ish-funksionar i Kombeve të Bashkuara, me vendbanim në Gjenevë të Zvicrës, ka kërkuar në vazhdimësi nga institucionet e Kosovës që të ndalin këtë plaçkitje, por deri tash ai nuk ka arritur ndonjë suksese në këtë drejtim.

Jashari patë paralajmëruar se për këtë çështje do ta padis Kosovën në gjykata sepse humbjet e qytetareve të Kosovës nga pesa e policave të sigurimit janë të mëdha.

Bujar Abdullahu, drejtor për marrëdhënie me jashtë në Bankën Qendrore e Kosovës thotë se Kosova, përkundër shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, akoma nuk ka arritur të jetë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara.

“Ky anëtarësim paraqitet si një parakusht për regjistrim të Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër nëpërmjet të cilës qytetarëve të huaj dhe qytetarëve të Kosovës me automjete me targa të huaja, do t’u pranohet polica e sigurimit kufitar. Për më tepër BQK-ja ka deri tani ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Shqipërinë dhe Maqedoninë për njohje të ndërsjellë të policave kufitare”, tha ai.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Memli Krasniqi tha se më herët kanë marrë ankesa të ndryshme nga bashkatdhetarët në lidhje me pagesat e policave kufitare.

“Ata janë ankuar disa herë për këtë çështje, por deri tash nuk është bërë ndonjë zgjidhje. Për këtë çështje kontaktoji zyrtaret e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai. Por, Fisnik Rexhepi, këshilltar i ministrisë të Punëve të Brendshme tha se për çështjen e policave të sigurimit kompetent është vetëm banka Qendrore e Kosovës.

Por, në anën tjetër burime të gazetës brenda Bankës Qendrore të Kosovës thonë se pagesa e sigurimeve kufitare mund të hiqet vetëm atëherë kur Kosova të jetë pjesë e kartonit të gjelbër.

“Ka mundësi me ulë pagesën, por për një veprim të tillë për momentin nuk ka gatishmëri”, tha ai. Sipas tij, pagesat e plisave janë shumë të larta dhe të papërballueshme për një pjesë te bashkatdhetarëve të cilët udhëtojnë shumë shpesh për në Kosovë.

Publikuar: 10.07.2010 | 19:45
Lexuar: 617 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime