E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për shkak të pasigurisë politike, Oda në afat të mesëm pret stagnim ekonomik, por nëse nuk ndërmarren masa urgjente, efikase, nuk përjashtohet, siç theksoi Hoxha, edhe fillim i regresit ekonomik.
OEMVP: Biznesi pëson dëme të mëdha për shkak të krizës politike


Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) konsideron se biznesi, për shkak të krizës politike në vend, pëson dëme të mëdha, ekzistimi i i tij pothuajse është sjellë në pikëpyetje, ndërsa posaçërisht janë goditur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Është vështirësuar funksionimi i institucioneve, ndërsa partnerët e huaj druajnë nga bashkëpunimi dhe investimi i mëtejshëm.

"Faktorët politik, në vend që t'i kushtohen zgjidhjes së situatës, merren me interesin e tyre personal. Është vështirë të thuhet se kush është fajtor, por të gjithë duhet të jenë përgjegjës, seriozisht të sillen dhe të marrin vendime afatgjata", tha kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha.

Për shkak të pasigurisë politike, Oda në afat të mesëm pret stagnim ekonomik, por nëse nuk ndërmarren masa urgjente, efikase, nuk përjashtohet, siç theksoi Hoxha, edhe fillim i regresit ekonomik.

Biznesmenët konsiderojnë se çdo rangim i lartë ndërkombëtar i Maqedonisë lidhur me klimën afariste në kushte të këtilla nuk është valid sepse perceptimi i kompanive të huaja është tejet më e ndryshme.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore apelon presidentin Gjorge Ivanov që ta tërheqë vendimin për falje. Në të kundërtën, thonë, do t'i shkelë të gjithë parimet demokratike në shtet

Publikuar: 14.04.2016 | 14:29
Lexuar: 559 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime