E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe në periudhën e ardhshme do të ketë projekte të tilla në numër të madh” tha kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Aksion le të jetë pastër – së bashku për Çairin
vazhdon me aktivitete të reja PËRMES AKSIONIT “SË BASHKU PËR FËMIJËT, SË BASHKU PËR ÇAIRIN” 22 VENDE PËR LOJËRA PËR MË TË VEGJLIT E ÇAIRIT

Komuna e Çairit vazhdon me aktivitetet në kornizë të aksionit “Le të jetë pastër – së bashku për Çairin”. Në drejtim për krijimin e hapësirave publike dhe përmbatje të reja për më të vegjlit, Komuna e Çairit e filloi aksionin “Së bashku për fëmijët, së bashku për Çairin” që më të vegjlit në Çair.

Komuna e Çairit në tërësi i pajisi 5 vende për lojëra në hapësira publike në lokacione të ndryshme të Komunës. Vendet për lojëra për fëmijë janë të pajisura në tërësi me rekuizitë të reja, çka do të mundësojnë që më të vegjlit të kënaqen në lojërat fëmirore në afërsi të shtëpive të tyre.

Përkundër këtyre vende për lojëra të cilat gjenden në hapësira publike, deri në fund të prillit të 2016 do të krijohen gjithsej 22 vende të tilla.

„Krijimi i hapësirave të reja ku më të vegjlit do të kenë mundësi të luajnë, në mënyrë të shëndetshme të rriten dhe zhvillohen është prioriteti ynë kryesor.

Vendet e reja për lojëra do ta zbukurojnë jetën e përditshme të më vegjlit, por edhe të të gjithë qytetarëve të Çairit, dhe çka është ajo me më rëndësi, në këtë mënyrë do të sigurohen vende më të sigurta për pushim dhe rekreacion. Edhe në periudhën e ardhshme do të ketë projekte të tilla në numër të madh” tha kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Përkundër këtyre vende për lojëra, në tërë territorin e Komunës së Çairit janë vendosur edhe 135 ulëse të reja. Gjithashtu në drejtim të ngritjes së higjienës në Çairi janë vendosur edhe 125 shporta prej të cilave pjesë të tyre janë prej metalit, pjesa tjetër prej betonit.

Publikuar: 14.04.2016 | 14:57
Lexuar: 887 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime