E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke nderuar dëshmorin Mujdin Aliu, nxënësit e shkollës fillore dhe përfaqësuesit e tri bashkësive lokale bënë homazhe në fshatin Poroj dhe në varrezat e dëshmorëve.
Poroj, kros pranveror
Në organizim të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe në bashkëpunim me Bashkësitë vendore të Porojit, Xhepçishtit dhe Gjermës u shënua përvjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujdin Aliu, në Koshare të Kosovës më 14 prill të vitit 1999.

Duke nderuar dëshmorin Mujdin Aliu, nxënësit e shkollës fillore dhe përfaqësuesit e tri bashkësive lokale bënë homazhe në fshatin Poroj dhe në varrezat e dëshmorëve. Ndërkaq shkolla fillore Gj.K Skënderbeu organizoi Krosin pranveror ku morën pjesë nxënësit e kësaj shkolle.

Krosi pranveror startoi nga qendra e fshatit Xhepçishtë dhe zgjati deri te hyrja e shkollës Gj.K.Skënderbeu.Në këtë manifestim shumë nxënës dëshmuan talentin e tyre në atletikë.Për fituesit e krosit pranveror, u ndanë medalje nga ana e drejtorisë së shkollës./Sh.S./

Publikuar: 14.04.2016 | 16:46
Lexuar: 1369 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime